Lifestyle

December 19, 2018 | 14:44

Në Islandë mund të flini në këto “kapsula” dhe të admironi Dritat Veriore.

Nëse doni të kaloni një natë në një hotel pak më të çuditshëm se zakonisht, atëherë duhet patjetër të provoni këto dhoma sferike, të cilat nëse i quan të mrekullueshme është pak, në mes të pyjeve Islandeze. Ky është një hotel shumë i veçantë dhe nuk po e ekzagjerojmë me komplimentet.

Hotel “5 Milion Stars” ju propozon të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme në një dhomë paksa të pazakontë që ka mure transparente dhe ndodhet në mes të natyrës së egër. Mbi vete ju keni një oqean yjesh dhe nëse jeni pak me fat ju gjithashtu mund të admirojnë bukurinë absurde të dritave veriore.

Dhomat janë padyshim shumë minimale, por shumë të rehatshme, në çdo rast mundësia për të parë dritat e veriut është më e vlefshme se çdo dhomë klasike hoteli. Pronari i “5 Milion Stars” Robert Robertson ka deklaruar:

“Gjithçka nisi kur ndihmova dy turistë, rreth 3-4 vjet më parë, për të planifikuar një udhëtim për të parë dritat veriore këtu në Islandë. Një mbrëmje një nga djemtë që ndihmova për të bërë një rrugë tradicionale islandeze më telefonoi. Ai dhe e dashura e tij u ngjitën në mal, ashtu siç bëjnë zakonisht dhe pritën orë të mira për të parë dritat veriore.

Ai më pyeti në telefon: “Robert kjo  është çmenduri. Unë mendoj se do të vdes nëse do të qëndroj pak më shumë duke pritur për të parë dritat veriore. Nuk dini ndonjë hotel në një zonë ku unë mund të shoh Dritat e Veriut shtrirë në shtrat përmes një çatie qelqi?”

Me të dëgjuar këto fjalë, Robertit i lindi ideja e shkëlqyer për ta bërë vetë atë hotelin që turistët kërkonin aq shumë. Këto sfera sigurojnë ngrohtësi dhe rehati për të shijuar në paqe dritat e mrekullueshme veriore. Ato janë shumë të ngrohta dhe duke qenë në mes të pyllit ato kanë një banjë dhe një kuzhinë afër tyre. Hoteli është rreth një orë me makinë nga Reykjavík. Mund të marrësh me qira një dhomë. Të kalosh një natë unike nën yje në natyrën Islandeze kushton nga 240$ deri në 300$.

 

Burimi / www.vabbe.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top