Dëshmi

March 12, 2019 | 8:23

Në jetë nuk duhet të durosh, duhet të jesh i lumtur! Letra e sinqertë e një gruaje 83-vjeçare

Çdo minutë dhe çdo frymëmarrje është një dhuratë!

grua

“E dashur vetja ime,

Që kur kam ç’pluhurosur bibliotekën time, fillova të lexoja edhe më shumë. Dhe tani, më ndodh shpesh të ulem jashtë në kopsht për të admiruar peizazhin pa menduar për barërat e këqija për t’u prerë. Tani, shpenzoj shumë me tepër kohë me familjen time në vend të punës.

Kujtohuni që në jetë nuk duhet të duroni, por të kënaqeni dhe gëzoni kohën e mirë.

Tani, të gjitha ato momente përpiqem t’i mbledh dhe të kënaqem, nuk mund të duroj më asgjë.

Ha të gjitha pjatat “gosti” dhe pi me gota kristali.

Tani jam e lumtur edhe kur humbas disa dollarë, ndihem krenare kur lavamani im shkëlqen dhe nuk mbaj parfume të preferuara për raste të veçanta. I përdor edhe kur shkoj të bëj pazar.

Fjalët “herët a vonë” dhe “atëherë” nuk janë më në fjalorin tim.

Mos harroni se gjithçka duhet dëgjuar, parë dhe preket tani dhe jo nesër ose kush e di kur.

Çdo ditë pothuajse u telefonoj miqve dhe fëmijët të mi, i gëzohem çdo momenti në të cilin dëgjoj zërat e tyre. Vetëm tani e kuptoj gjithë këtë bukuri, e nuk arrij ta kuptoj se përse nuk e kam bërë këtë më parë. Nuk e di pse, por tani më mungojnë këto kënaqësi të vogla të jetës dhe më vjen keq që nuk kam shkruar disa letra më herët.

Më vjen keq që nuk kam kaluar kohë me prindërit kur ishin gjallë dhe me burrin tim. Por mbi të gjitha, më vjen keq që nuk kam thënë në kohë që i kam dashur.

Duke ditur se jam e kufizuar në kohë, nuk hezitoj të bëj diçka që mendoj se është e nevojshme.

Çdo ditë kur hap sytë, i them vetes se kjo ditë do të jetë e veçantë. Tani e di më shumë se kurrë se çdo minutë dhe çdo frymëmarrje është një dhuratë.

E di, jeta nuk mund të jetë një festë e vazhdueshme, por për sa kohë që jetojmë, përderisa jemi gjallë, duhet të kërcejmë, madje edhe në shi.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi leperlemigliori.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top