Një hartë e publikuar nga BBC NEWS zbulon “pikat e nxehta” të skizofrenisë dhe sëmundjeve të tjera psikotike në Angli. Analiza e bërë, tregoi se Kesteveni Verior, në Lincolnshire ka shkallën më të lartë të njerëzve që vuajnë nga skizofrenia. Shkalla më e ulët ishte në lindje të Dorset.
Megjithatë, duke shpjeguar modelin e të gjithë Anglisë është e komplikuar dhe ekipi studiues thotë se hartat paraqesin shumë pikëpyetje. Ato janë zhvilluar duke përdorur të dhënat anonime të recetave, të cilat janë mbledhur nga operacionet e mjekëve në Angli, ndërkohë që mund të ketë më shumë njerëz skizofrenë që akoma nuk janë identifikuar, pasi nuk shkojnë të marrin mjekim.
Harta midis tetorit 2015 dhe shtatorit 2016 tregoi se numri mesatar i recetave për skizofreninë në Angli ishte 19 për çdo 1000 persona.
Numri më i lartë ishte në:
North Kesteven, 39 për 1,000 njerëz
Coventry, 35 për 1,000 njerëz
Rochdale, 34 për 1,000 njerëz
Cambridge, 34 për 1,000 njerëz
Hastings, 33 për 1,000 njerëz
Numri më i ulët i recetave është dhënë në :
East Dorset, nëntë për 1,000 njerëz
Jug Gloucestershire, 10 për 1,000 njerëz
Tewkesbury, 10 për 1,000 njerëz
Jork, 10 për 1,000 njerëz
Epsom dhe Ewell, 11 për 1,000 njerëz
Prof.Allan Brimicombe, një prej studiuesve nga UEL sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të abuzimit me pijen dhe drogën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.