Marrëdhënie

December 19, 2019 | 8:09

Në marrëdhënie të shëndetshme, dashuria është respekt

Komunikimi është një pjesë e rëndësishme për ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. Hapi i parë është të siguroheni që ju të dy prisni të njëjtat gjëra. Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojë që ju dhe partneri të mbani një marrëdhënie të shëndetshme:

1

Komunikoni. Në një marrëdhënie të shëndetshme, nëse diçka ju mërzit, është më mirë ta tregoni sesa ta mbani atë për vete.

Respektoni njëri-tjetrin. Dëshirat dhe ndjenjat e partnerit tuaj kanë vlerë, po ashtu edhe tuajat. Respekti reciprok është thelbësor në ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme.

Kompromisi. Mosmarrëveshjet janë një pjesë e natyrshme e marrëdhënieve të shëndetshme, por është e rëndësishme të gjeni kompromis, nëse nuk pajtoheni në diçka. Mundohuni të zgjidhni konfliktet në mënyrë të drejtë dhe racionale.

Jini mbështetës. Ofroni siguri dhe inkurajim për njëri-tjetrin. Gjithashtu, lëreni partnerin të kuptojë, kur keni nevojë për mbështetjen e tyre.

Respektoni privatësinë e njëri-tjetrit. Vetëm për shkak se ju jeni në një marrëdhënie, nuk do të thotë që duhet të ndani çdo gjë me njëri-tjetrin dhe vazhdimisht të jeni së bashku. Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë hapësirë.

Kufij të shëndetshëm. Krijimi i kufijve është një mënyrë e mirë për të mbajtur lidhjen tuaj të shëndetshme dhe të sigurtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top