Këshilla & Arsye

December 21, 2017 | 10:18

Ne mund të ndërtojmë lumturinë me ndryshime të vogla në sjelljen tonë

Shkenca tregon se ne mund të ndërtojmë lumturinë me ndryshime të vogla në sjelljen tonë. Ju mund t’i drejtoheni cilësive tuaja më të mira, shumë prej të cilave mund të shihen si “forca shpirtërore”, siç janë përulësia dhe mirënjohja.

Më poshtë janë pesë aktivitete të bazuara në hulumtime – ndërhyrjet e forta të karakterit – të përqendruar në forca të ndryshme shpirtërore. Çdo aktivitet rrit lumturinë, kështu që çfarë mund të ndodhë nëse përfshini të pesta?!

1

Shpreso

Vendosni një synim afatshkurtër për sezonin tuaj të festave. Çfarë është diçka e re që do të dëshironit të arrini. Listoni disa rrugë që mund të përdorni për të arritur qëllimin tuaj në mënyrë që të mos mbeteni vetëm me një qasje.

Përulësia

Për të përdorur përulësinë, studiuesit sugjerojnë që ta ulim vetë-fokusimin dhe t’i vlerësojmë të tjerët dhe “të gjitha gjërat” më shumë. Bëni një listë prej pesë përvojave, njerëzve ose gjërave që kupton se duhet të vlerësoni më shumë dhe të përshkruani pse.

Mirësia

Jepni “dhuratën e kohës” një personi në jetën tuaj që është në nevojë. Mund të jetë një anëtar i familjes, mik, fqinj, apo i huaj.

U jepni gjallëri momenteve

Jini të vëmendshëm gjatë gjithë ditës për atë që është veçanërisht e veçantë, e shenjtë për ju. Mund të jetë një pamje nga dritarja juaj, një moment qesharak me një mik apo një ndjenjë e këndshme që vjen mbi ju. Ndaloni kur vëreni këtë moment. Zgjateni momentin duke shijuar ndjenjat dhe duke lejuar veten të marrë plotësinë e përvojës.

 Falenderimi

Çdo herë që të marrësh një dhuratë, pasi të falenderosh merr një moment për të numëruar brenda vetvetes një nga bekimet e tua në jetë. Nëse merrni 12 dhurata, numëroni 12 bekime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top