Ne nuk mund të bëjmë shumë për të mbrojtur veten nga disa lloje kanceresh.
Mos pi duhan, mos u ekspozo shumë në diell…! Kjo është vetëm një pjesë e tregimit.
Ka gjithashtu trashëgimi, por kjo shpjegon se vetëm rreth 5% deri 10% të kancerit ndodh si pasojë e gjenetikës. E vërteta e çështjes është se disa tumore dalin thjesht në mënyrë të rastësishme.
Pra, askush nuk e ka në dorë, nëse do të jetë i prekur nga kanceri apo jo. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Johns Hopkins vuri re marrëdhënien ndërmjet ndarjes së qelizave staminale dhe zhvillimit të kancerit. Sa më i lartë numri i ndarjeve qelizore, aq më i madh ekziston rreziku i të prekurit nga kanceri. 65% e kancerit shpjegohet të jetë ndikuar nga këto ndarje të qelizave staminale. Aktiviteti qelizor tregon se pse disa njerëz edhe pse nuk janë përdorues të cigares preken nga kanceri i mushkërive.
Në këtë studim, përfshihet edhe fakti se, përveç aktivitetit qelizor edhe faktorët mjedisorë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e të ardhmes së njerëzve.
Kërkuesit ekzaminuan të dhëna të mbledhura nga studime të ndryshme se si njerëz të rajoneve të caktuara gjeografike ishin më shumë ose më pak të prekur prej kancerit. Ata gjithashtu studiuan mutacionet qelizore, të lidhura me zhvillimin e kancerit, si dhe modele matematikore, që mund të përcaktonin prekshmërinë ndaj tij.
Autorët e studimit raportuan se si faktorët e brendshëm kishin një rol madhor në zhvillim e kancerit, ashtu edhe faktorët mjedisorë, të cilët mbanin përgjegjësi akoma më të madhe në 70-90% të rasteve të kancerit.
Studiuesit thonë se dy kanceret e zakonshme mungojnë në studim, kanceri i gjirit dhe i prostatës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.