Në fokus

June 5, 2019 | 12:25

Në të ftohtë apo në të ngrohtë? Ja kur janë më produktive në punë femrat…

Vera po afron dhe temperaturat arrijnë maksimumin e tyre dhe për t’i shpëtuar vapës të gjithë kërkojnë ajrin e kondicionuar. Por jo të gjithë i pëlqejnë temperaturat, e ulëta me  të cilat rregullohet termostati i kondicionerit dhe një situatë e tillë ndikon që të ketë grindje në ambientet e punës por dhe në familje.

Një problem që me sa duket nuk ka të bëjë vetëm me rehatinë dhe preferencat individuale. Ndjenja e të ftohtit, në fakt, mund të ndikojë negativisht në produktivitetin e punës. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga specialistë gjermanë duke u bazuar tek lidhja që ekziston mes temperaturave dhe produktivitetit në punë.

U pa se kur temperatura ishte e lartë gratë kishin një rendiment më të lartë e kundërta ndodhte me burrat. Ekspertët shtrojnë pyetjen se si të zgjidhet një situatë e tillë që të shmangen përplasjet mes dy gjinive.

Edhe më parë, disa studime kanë treguar se gratë në përgjithësi preferojnë një mjedis më të ngrohtë shtëpie, edhe pse deri më tani asnjë hulumtim nuk ka studiuar marrëdhënien midis temperaturës dhe ndryshimit në performancën në të dy gjinitë. Për këtë arsye ekspertët gjermanë morën në analizë 500 studentë rreth moshës 24-vjeçare. Të rinjtë iu nënshtruan testeve njohëse, ndërsa temperatura e klasës në të cilën ata kryen testet ndryshoi midis 16 °C dhe 32 °C.

Testi përfshinte pyetje matematikore, pyetje leksikore dhe detyra logjike. Nga rezultatet doli se studentet kishin një performancë më të lartë, si në matematikë dhe në pyetje leksikore, pasi temperatura u rrit, duke arritur maksimumin rreth 32 °C. Në të kundërt, studentët meshkuj kishin rezultate më të mira kur temperatura ishte më e ulët. Në përgjithësi, dallimi në performancën kognitive është më i theksuar për vajzat, ndërkohë që rënia e rezultateve në mesin e djemve nuk ishte shumë e rëndësishme. Studimi tregon se nxehtësia ose i ftohti  jo vetëm që mund të rrisë ose zvogëlojë komoditetin e mjedisit por gjithashtu të luajë një rol në disa aftësi.

Këto të dhëna, shpjegojnë autorët, sugjerojnë se temperaturat në vendin e punës duhet të mbahen më të larta se standardet e tanishme në mënyrë që të rritet produktiviteti. Në disa shtete standarti i temperaturës në vendin e punës është 24 gradë.

 

 

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top