Gjatë prindërimit është shumë normale t’i mësoni fëmijës të përballet me pasojat. Kështu shprehet mjeku pediatër Ken Strzelecki, i cili mendon se kjo është një mënyrë për të ndërtuar standarde dhe rregulla. Por duhet të dini se rregullat familjare që kanë si qëllim të mësojnë fëmijën edhe me pasojat, janë ndryshe nga dënimet. Ato janë me kuptim, të arsyeshme dhe racionale.
Ndërsa e përballni fëmijën me pasojat ju duhet të merrni parasysh edhe moshën apo aftësitë e tij. Ndonjëherë prindërit mund të kërkojnë nga fëmija që ai të bëjë gjëra për të cilat nuk ka aftësitë e duhura duke marrë parasysh moshën. Gjithashtu nuk duhet të talleni me fëmijën pasi e keni bërë të përballet me pasojat.
Për shembull, nëse ai nuk do të sistemojë lodrat mund t’ja largoni për një kohë të caktuar, por kurrësesi të talleni apo të silleni në mënyrë agresive me të. Kërcënimet nuk kanë vlerë. Ato sipas Strezelecki, janë përgjigje emocionale ndaj një situatë apo sjellje të caktuar. Ndërsa ndëshkimet veprojnë kundër fëmijës, pra i shkaktojnë atij ankth, trishtim, etj, të përballurit me pasojat e bëjnë të mësojë të zgjedhë apo marrë vendime.
Bisedat duhet të jenë të bazuara në marrëveshje dhe jo në kërcënime, kështu biseda merr kuptim duke inkurajuar kështu logjikën dhe vetëdijen e fëmijës.
Fëmijët duhet të favorizohen për të zhvilluar aftësitë e tyre së të identifikuarit në mënyrë natyrale rreziqet dhe shpërblimet. Por sipas Strezelecki, ndonjë “kërcënim” shumë rrallë dhe i thënë në mënyrën e duhur parandalon dëmtime të papranueshme dhe sfidon një fëmijë që të zhvillohet në një mënyrë tjetër.
Burimi: pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.