Sipas një prej psikologëve kryesorë të Britanisë së Madhe, prindërit po humbasin me qindra dollarë për lodra, në vend që t’i shpenzojnë për pushime familjare.
“A dini se dhuratat e panumërta që u japim fëmijëve në të vërtetë nuk vlerësohen?”, thotë psikologu Oliver James.
“Nga ana tjetër, festat familjare patjetër vlerësohen nga fëmijët, si në momentin kur ndodhin, por gjithashtu mbeten në kujtesën e tyre. Pra, nëse do të shpenzoni para për diçka, është shumë e qartë se cili opsion ka më shumë kuptim”, thotë psikologu.
Britania zë vendin e dytë në botë për shumën që shpenzon çdo vit në lodra, pas Australisë.
Vënia e këtyre dollarëve drejt një eksperience të pushimeve familjare është shumë më e kënaqshme për të dyja palët, prindërit dhe fëmijët.
Marrja e fëmijës suaj në pushime mund të përshpejtojë zhvillimin e trurit, shpjegon Dr. Margot Sunderland
Pushimet na heqin, fizikisht, nga jetët tona të përditshme, ku të gjithë janë fokusuar në arritjen e objektivave. Janë kohë kur të gjithë mund të relaksohen dhe të luajnë së bashku.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.