Dr.Richard Davidson, profesor i psikologjisë dhe psikiatrisë në Universitetin e Wisconsin-Madison, kreu një studim në 2004 mbi ndikimin e një forme të veçantë të meditimit në tru: një meditim që synon të arrijë një gjendje dashurie të pakushtëzuar për të gjitha qeniet e gjalla.
Kjo praktikë nuk kërkon përqendrim në objekte, kujtime ose imazhe të veçanta dhe nuk përqendron vëmendjen veçanërisht te njerëzit apo grupet e të jetuarit. Përderisa dashamirësia dhe dhembshuria mbushin mendjen për t’u bërë një mënyrë të jetuari, kjo gjendje quhet “dhembshuri e pastër” ose “dhembshuri jo referuese” (dmigs med snying rje në Tibetisht).
Kërkimi i Davidson përfshiu për një kohë të gjatë 8 budistë praktikantë, përfshirë disa murgj dhe 10 studentë vullnetarë pa përvojë të mëparshme të meditimit.
Një javë para eksperimentit, 10 studentëve iu kërkua të stërviteshin çdo ditë, 1 orë në ditë me praktikën e meditimit mbi këto udhëzime: mendoni për dikë që qëndron veçanërisht pranë zemrës tuaj dhe lejoni që mendja juaj të pushtohet nga një ndjenjë dashurie dhe dhembshurie për të, imagjinoni për shembull një situatë të trishtuar dhe uroj që ai të mos vuajë, pas së cilës përpiqeni ta gjeneroni këtë ndjenjë të njëjtë ndaj të gjitha qenieve sentimentale pa menduar posaçërisht për njërën prej tyre.
Një javë më vonë, gjatë një meditimi në laborator, valët e trurit të dhjetë studentëve u regjistruan duke përdorur një elektroencefalogram. E njëjta gjë u bë natyrshëm edhe për 8 praktikuesit budistë.
Valët e gamës zbuluan se ishin dukshëm më të mëdha në grupin e medituesve me përvojë sesa në grupin e fillestarëve dhe të sinkronizuar fuqimisht.
Studime të mëparshme kanë treguar se sinkronizimi nervor, në veçanti i valëve gama, është i përhapur fuqimisht në procese më të larta mendore siç janë vëmendja, memorja në punë, mësimi ose perceptimi i vetëdijshëm.
Një rezultat i tillë sugjeron që, meqë ushtrimi meditues e rrit këtë sinkronizim, proceset më të larta njohëse janë aftësi fleksibël që mund të mësohen dhe trajnohen me ushtrime.
Kjo vërteton gjithashtu se këto sinkronizime luajnë një rol vendimtar në krijimin e rrjeteve nervore kalimtare dhe mund të shkaktojnë ndryshime sinaptike.
Kjo do të thotë që praktika e meditimit mund të modifikojë konkretisht qarqet nervore të trurit tonë. Medituesit afatgjatë vetëshkaktojnë sinkronimin e valëve gama me amplituda të larta gjatë praktikës mendore.
Përgatiti O.T / Burimi Riflessologia, Reiki e altro
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.