Irina Shayk mund të konsiderohet si një nga modelet më suksesshme, por prej vitesh nuk ndihej mirë me pamjen e saj. Ajo ka dhënë një intervistë për revistën Elle dhe ka deklaruar se “që në moshë të vogël ka ndjerë se ka lindur në trupin e gabuar”.
Duke reflektuar për babain e saj, i cili ndërroi jetë kur Irina Shayk ishte vetëm 14 vjeç, ajo tha: “Babai im gjithmonë donte një djalë. Ai na donte, por kur vdiq, u ndjeva sikur duhej të kujdesesha për familjen. Gjatë gjithë viteve të adoleshencës e kam refuzuar plotësisht feminilitetin tim”.
Më pas ai shtoi: “Gjithmonë kam menduar se kam lindur në trupin e gabuar. Më kujtohen zënkat me nënën time, e cila donte të më vishte me fustane me lule. Doja ngjyra të errëta dhe linja të gjera në rroba. Nuk ishte se doja të bëhesha djalë, por ndihesha sikur nuk i përkisja trupit tim”.
Kur filloi të modelonte në të 20-at, ajo shpjegoi se cilat ishin komentet e agjentëve të saj. “Kam pasur menaxherët që të thonë: “Duhet të shkurtosh flokët, të humbasësh 20 kilogramë dhe të bëhesh bionde. Dhe unë thashë, “Absolutisht jo”, zbulon ajo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.