Këshilla & Arsye

September 18, 2017 | 11:14

Neglizhenca emocionale mund të shkaktojë çrregullime të personalitetit

Depresioni, ankthi, fobi sociale, çrregullime të personalitetit, vetëbesim i ulët dhe ndjenjat e fajit. Si lindën të gjitha këto?

1

Neuroshkenctarët, gjenetistët dhe psikologët kanë ekzaminuar shkaqet e mundshme të çrregullimeve të lartpërmendura. Ata identifikuan dy kategori kryesore të përcaktuara si “faktorë endogjenë” dhe “faktorë mjedisorë”. Të gjithë profesionistët, megjithatë, bien dakord se cilësia e kujdesit të marrë gjatë fëmijërisë  mund të jetë më vendimtare në nxitjen e një ose më shumë prej çrregullimeve të renditura në fillim.

Mangësitë afektive  mund të konsiderohen si  thelbi i ndonjë sikleti emocional të përjetuar në moshën e rritur.

Mungesa e dashurisë mund të konsiderohet si faktori i të gjitha sëmundjeve njerëzore, flasim për mangësitë që fëmija mund të përjetojë në jetën e përditshme të fëmijërisë së tij dhe, gradualisht, shkakton çrregullime të rëndësishme të personalitetit.

Në fjalorin psikologjik, mungesa afektive përcaktohet si neglizhim emocional.

Ashtu si një fëmijë mëson alfabetin për të lexuar, ai duhet të mësojë të menaxhojë emocionet e tij në mënyrë që të jetë në gjendje të jetojë mirë. Kushdo që është viktimë e neglizhimit emocional tenton të zhvlerësojë çdo emocion që ai ose ajo po përjeton.

Kur kujdesi prindëror nuk është i përshtatshëm, fëmija bëhet një i rritur plotësisht i shkëputur nga sfera emocionale . Një i rritur që nuk mund t’i njohë emocionet, nuk mund të shfaqet përveçse nëpërmjet çrregullime të ankthit, sulmeve të panikut, depresionit, ose sëmundjeve të tjera fizike.

Paramendoni të jeni një fëmijë, të përjetoni emocione të forta dhe askush mos t’ju pyesë se çfarë ju pengon, pse jeni zemëruar apo të mërzitur ?

Kjo gjendje vazhdon edhe në adoleshencë dhe në moshë madhore. Problemi i shumë sëmundjeve është pikërisht mungesa e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me atë që po ndodh në vetvete dhe çfarë e shkaktoi atë situatë.

Lajm i mirë

Duke u bërë i vetëdijshëm për shkaqet që shkaktojnë çrregullime të ndryshme, e bën punën më të thjeshtë për të korrigjuar çdo mangësi. Tani e dini se mund ta thyeni atë mur që ju ndan nga emocionet tuaja. Ju mund të filloni të mirëprisni emocione të vjetra dhe të reja … rruga është e gjatë, është e vërtetë, por tani e dini se ku po shkoni. Emocionet mund ta thjeshtojnë shumë jetën tuaj. Ju mund të mësoni t’i identifikoni ato, t’i dëgjoni ato dhe të ndërtoni identitetin tuaj në bazë të asaj që sugjerojnë . Për ta bërë këtë, mos kini frikë të udhëhiqeni nga një psikoterapeut.

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top