Këshilla & Arsye

May 25, 2017 | 10:07

Neglizhenca, por edhe mbrojtja e tepruar dëmtojnë psikologjikisht fëmijën

1

Ecja së bashku me mënyrën e të mësuarit të fjalës, eksplorimit të ambientit, trashëgiminë dhe lidhjen nënë-fëmijë, janë elementët kryesorë që ndërtojnë dhe influencojnë direkt në ndërtimin dhe rritjen e personalitetit të fëmjës, pra në shëndetin mendor të njeriut.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Jo më kot të gjithë specialistët e fëmijëve, sidomos ata që meren me rritjen dhe zhvillimin, rekomandojnë kujdes, vëmendje dhe njohje të këtyre elementëve dhe kohën kur zhvillohen.

 Ata janë si kundër neglizhimit, po ashtu dhe kundër mbrojtjes së tepruar, pasi të dyja janë njëlloj të dëmshme.

Të rriturit që janë pranë fëmijës, duhet të pranojnë idenë që fëmija gjithçka e realizon vetë dhe sipas mënyrës së tij. Të rriturit duhet të krijojnë një mjedis të sigurtë për fëmijën dhe të pasur me elementë për të zbuluar. Të rriturit, duhet ta ndjekin fëmijën, duke e inkurajuar, shpjeguar dhe sidomos duke e përgëzuar vazhdimisht për arritjet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top