Në fokus

June 22, 2018 | 11:45

Nëna e dy fëmijëve shëroi ekzemën e tyre duke i larë me qumësht gjiri

Pas leximit në lidhje me trajtimin e pazakontë në internet, Lizzie Dempsey, 27 vjeç, nga Southampton, Hampshire, vendosi që të trajtonte ekzemën e fëmijëve të saj duke i larë ata me qumësht gjiri. Ajo shtoi qumështin e saj në ujë për të ndihmuar zbutjen e copëzave të lëkurës së thatë që i ishin shfaqur fëmijëve të saj, George, dy vjeç dhe Isla, nëntë muaj.

Farmacisti shpjegon se, pavarësisht nga përdorimi i një liste të gjatë me kremra të ndryshëm, vetëm qumështi i gjirit ka arritur të qetësojë simptomat e tyre.

Duke shpjeguar se si burri i saj Ashley, 29 vjeç, një menaxher i shitjeve me pakicë, e ndihmoi për banjot e tyre javore, ajo tha: “Unë do ta rekomandoja sepse është një mënyrë e sigurt dhe e lehtë për të ndihmuar lëkurën e foshnjës.

“Disa njerëz mund të jenë paksa skeptikë për këtë, por është 100 % e natyrshme dhe me të vërtetë funksionon.”

Lizzie tha se George erdhi ne jetë pa asnjë problem shëndetësor në dhjetor 2015. Por, kur ai ishte pak javë, ajo vuri në dukje disa pika të lëkurës së thatë në barkun e tij. Fillimisht ajo u përpoq të luftonte problemin – pasi u konfirmua si ekzemë, e cila e bën lëkurën të kuqe, të plasaritur dhe të thatë – me kremra, por asnjë nuk funksionoi.

Pra, si shumë nëna të reja, ajo iu drejtua mediave sociale për këshilla.

“Unë jam në disa grupe të nënave dhe kur kam pyetur për këtë, shumë anëtarë kishin provuar banjot e qumështit të gjirit dhe i rekomanduan ato,” shpjegoi ajo.

“Mamia ime ma sugjeroi gjithashtu dhe kur isha duke kërkuar në internet, ky sugjerim më doli vazhdimisht.” Pastaj, kur George ishte tetë javë, Lizzie e lahu për herë të parë atë me qumështin e gjirit.

“Kjo metodë ka vepruar shumë shpejt,” tha ajo. “Që nga ai moment unë e bëra atë të përjavshme. Në çdo larje ajo e bënte lëkurën të butë. Pas pak javësh, ekzema e Xhorxhit filloi të zhduket.”

Pastaj, kur fëmija i saj i dytë, Isla, lindi në shtator të vitit të kaluar, Lizzie shpejt vuri re se foshnja vuante nga  e njëjta sëmundje lëkure, si e vëllait të saj. Për të përdori të njëjtën mënyrë, duke i bërë banjo më qumësht gjiri.

“E bëra atë javë, kur Isla ishte një e porsalindur”, tha ajo. Pastaj, kur furnizimi me qumësht u zvogëlua, fillova ta bëja çdo dy javë apo më shumë. Me të vërtetë e ndihmoi lëkurën e saj dhe e dija se nuk kishte asnjë kimikat të ashpër për ta larë. Është 100 % natyrale.”

Sipas një studimi nga Irani, qumështi i gjirit është po aq efektiv sa një për qind e vajit hidrokortizon, i përshkruar shpesh për trajtimin e ekzemës.

Rreth 82 % e foshnjave të trajtuara me qumështin e nënës treguan përmirësime pas 21 ditëve të trajtimit, ashtu si 76 % e foshnjave të trajtuara me vaj.

Shoqata Britanike e Dermatologut thotë: “Terapia e plotë e zbutjes është shtylla kryesore e trajtimit për të gjithë pacientët me ekzemë – kjo do të thotë aplikim i rregullt i një zbutësi dhe larje me një zbutës në vend të sapunit.

Këto duhet të aplikohen disa herë çdo ditë për të ndihmuar shtresën e jashtme të lëkurës tuaj të funksionojë më mirë.

 

Burimi / thesun.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top