Marrëdhënie

April 2, 2019 | 11:04

Nëna është mikja e vetme që të qëndron pranë në të mirë e në të keq

Dashuria është një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe universale, mund të bashkojë çdo person me një tjetër, në të gjitha format e tij, ashtu si kur lidh dy partnerë, edhe kur manifestohet si dashuri midis anëtarëve të familjes. Ndër këto, megjithatë, më e madhe, më e thellë dhe më intensive është sigurisht ajo e një nëne për djalin ose vajzën e saj. Është diçka e jashtëzakonshme, e pakushtëzuar, e cila fillon kur një grua ndjen jetë të rritet brenda vetes dhe që kjo vazhdon përgjithmonë.

1
Instinktin e lindur të mbrojtjes, lidhjen e pazgjidhshme mes trupave dhe shpirtrave nuk është e lehtë ta shpjegosh me fjalë, aq shumë sa zakonisht thuhet “do të zbulosh se çfarë do të thotë të duash vërtet atëherë kur të bëhesh nënë”. Por një nënë nuk është vetëm dikush që lind një fëmijë, por edhe që i jep të pijë, e ushqen dhe e mbron atë nga gjithçka, madje deri në pikën e sakrifikimit të jetës së saj.

Jeta e një gruaje, e gjithë bota e saj, ndryshon rrënjësisht para dhe pasi sjell në jetë një fëmijë. Zbulohet gëzimi dhe përgjegjësia e zotërimit të thesarit më të çmuar, lumturisë të përzier me shqetësim, gëzimit të përzier me frikë. Të gjitha, sepse një nënë gjithmonë do të donte më të mirën për fëmijën e saj dhe se nuk do t’ia dijë se çfarë janë dhembjet dhe zhgënjimet.

happy senior woman and daughter taking selfie together

Një nënë është e aftë me forcë dhe kurajë të pabesueshme, duke luftuar kundër çdo fatkeqësie, e shtyrë nga dëshira për t’ia kushtuar çdo frymëmarrje krijesës së saj. Shpesh, kritikohet për lidhjen e tepruar, “shumë dashuri”, por një nënë nuk duhet të kufizohet kurrë, por duhet të lejojë që natyra të bëjë rrugëtimin e saj.

Në profesionin e një nëne, një grua me siguri mund të bëjë gabime, por udhëhiqet nga zemra dhe e mira e pakufishme për fëmijën e saj, e cila nuk do të dështojë kurrë. Ajo do të jetë e pranishme sa herë që të keni nevojë, duke harruar lodhjen, dhe pavarësisht moshës së vjetër. Për të mirë a të keq, një nënë gjithmonë do të jetë në anën e fëmijës së saj, madje edhe kur ai të jetë i rritur, duke e parë atë përjetësisht të vogël me sytë e nënës. Falë gjithë kësaj dhe më shumë, falënderimet nuk janë të mjaftueshme, dhe një nënë as nuk i pret ato, sepse gjithçka është kthyer paraprakisht ditën që fëmija i saj erdhi në botë.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top