Një nënë tregon se si ajo fotografoi lindjen e saj për të kapur imazhet mahnitëse të sekondave të para të jetës së djalit të saj.
Duke e mbështetur aparatin në stomakun e saj, Lauren Chenault, 25 vjeçe, një fotografe profesioniste, arriti të shkrepte foto në momentin e lindjes së djalit të saj, Kai në prill të viti 2017.
Fotografi të fuqishme dokumentojnë momentin e parë të porsalindur kur e mbajnë në krahë mjekët me kordonin e kërthizës të bashkëngjitur.
Zonja Chenault, nga Rockville, Nju Jork, tha se ajo e mori këtë iniciativë me idenë që ajo donte të tregonte se si ‘gratë me të vërtetë janë superheroina’.
Ajo tha: “Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, unë mendoj se portretizon se si gratë me të vërtetë janë superheroina. Unë nuk mund të besoj se i kam bërë vërtetë ato foto, kam shkrepur rreth 30 imazhe, por vetëm dy ishin të përdorshme.
“Ishte një nxitje e plotë adrenaline kur gjithçka po ndodhte, mendja ime po përqendrohej në shtyrjen, por ndërkohë duhet të kujtoja të shtypja butonin “.
Zonja Chenault, e cila ka 10 vjet eksperiencë si fotografe, fillimisht shpresonte të dokumentonte lindjen e vajzës së saj Kailah në vitin 2015.
Por ajo pranoi se ishte shumë e vështirë të provohej gjatë lindjes së saj të parë, pasi ajo nuk e dinte se si do të pozicionohej, apo çfarë të bënte.
Kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë më pak se një vit më vonë, znj. Chenault u përgatit për të fotografuar lindjen.
Familja ime ishte e habitur nga ajo që unë kisha bërë, ndërsa burri nuk ishte i befasuar, pasi ai e di që diçka të cilën e dua unë e bëjë realitet “, tha zonja Chenault.
Studioja fotografike “You’re My Focus”, shpërndau fotot në mediat sociale, në ditëlindjen e parë të djalit.
Ajo shtoi: “Djali im ndoshta do të më vrasë kur të jetë më i rritur dhe të shohë fytyrën e tij të porsalindur, të shpërndarë në internet”.
“Kjo foto, e cila do të jetë përgjithmonë, është shumë e veçantë, pasi flet më shumë se fjalët”.
Burimi / http://www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.