Marrëdhënie

March 9, 2020 | 8:18

Nëna, ja pse duhet të kaloni gjysmë ore në ditë me fëmijët

Nëse kaloni vetëm gjysmë ore në ditë me fëmijën, mund të ndikoni në inteligjencën e tij. Fëmijët, të cilët kanë lexuar së bashku me nënën e tyre ose janë ndihmuar në detyrat e shtëpisë mes moshës tre dhe katër vjeç, kanë tendencë të kenë më shumë aftësi të përparuara njohëse dhe ky ndikim do të zgjasë edhe në moshë të rritur, shkruan Daily Mail.

10195582

Edhe nënat që kalojnë kohë me fëmijët e tyre, duke bërë aktivitete zbavitëse të tilla si: ecje ose duke pikturuar, rrisin pasardhës me aftësi më të mira sociale.

Studiuesit e Universitetit College në Londër dhe atij Essex, i zbuluan të dhënat në mesin e 8.000 fëmijëve dhe nënave të tyre për më shumë se 16 vjet, për të kuptuar se cilat ishin kushtet që ndikojnë në zhvillimin e hershëm të fëmijës.

Marco Francesconi, profesor i ekonomisë në Universitetin Essex ka thënë: “Janë dy gjetje kryesore që kanë dalë nga ky studim. E para është se, nënat që kalojnë kohën duke bërë atë që ne e quajmë “aktivitete arsimore” me fëmijët e tyre mes moshës tre dhe shtatë vjeç, të tilla si leximi dhe ndihma në detyrat e shtëpisë, priren të kenë fëmijë me aftësi të mira njohëse. Zbulimi i dytë është se, nënat që gjejnë kohë për “aktivitete krijuese”, duke përfshirë ecjen në këmbë, pikturë dhe këndim, priren të kenë fëmijë me aftësi më të mira sociale. Ndërkohë që fëmijët, të cilët kalojnë më shumë kohë duke u marrë me aktivitete edukative, do të vazhdojnë të jenë më të mirë në universitet dhe në vendin e punës, ndërsa  fëmijët që e kalojnë kohën duke bërë aktivitete krijuese, janë më pak agresivë dhe të integruar më mirë në grupe.”

Francesconi tha se, prindërit duhet të kalojnë vetëm gjysmë ore me fëmijët e tyre të vegjël çdo ditë për t’i ndihmuar ata të rrisin aftësitë e tyre njohëse dhe sociale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top