Lifestyle

October 16, 2016 | 10:37

Nëna: Ja pse e mësoj tim bir të gatuajë dhe pastrojë

Nikkole Paulun nga Michigan, SHBA është një nënë  e divorcuar me dy fëmijë. Ajo ka ndarë me miqtë e saj foto tëtë birit gjashtë- vjeçar Lyle, teksa bën punët e shtëpisë. Ajo thotë se “punët e shtëpisë nuk janë vetëm për gratë”.

Ajo shkroi në një postim në Facebook: “Për shkak se një ditë ai mund të jetë një njeri i vetëm, duhet të dijë të vendosë lavatriçen dhe mos të ushqehet çdo natë jashtë. Për shkak se një ditë ai mund të dëshirojë të bëjë përshtypje me një ushqim të gatuar nga duart e tij. Sepse një ditë, kur ai të ketë fëmijë dhe një bashkëshorte, do t’i duhet të bëjë pjesën e tij të punëve rreth shtëpisë.

2

Nikkole mendon se është e rëndësishme të mësojë Lyle se si të gatuaj dhe të pastrojë, për shkak se ky brez ankohen se nuk i kanë mësuar aftësi të tilla. Kështu që ajo dëshiron të sigurohet që ai nuk do të ankohet për këto gjëra kur të rritet.

Ajo mendon se është përgjegjësia e saj që t’ja zhvillojë të birit këto aftësi.

Në fund të postimit shkruan, “Fëmija duhet të jetojë fëmijërinë, por duhet që t’ju mëohen edhe  mësime që do t’ju duhen gjatë gjithë rrugës së jetës”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top