Lifestyle

October 28, 2016 | 7:24

Nëna lidh me zinxhir 8-vjeçaren, si dënim për braktisjen e shkollës

Ky është momenti tronditës ku një nënë ka lidhur më zinxhir për shtylle vajzën e saj tetëvjeçare, për shkak se kishte braktisur orën e mësimit. Kalimtarët janë tronditur, teksa kanë parë vajzën duke qarë në parkimin e makinave para banesës së familjes.

Ata u përpoqën ta lironin vajzën, por zinxhiri ishte shumë i trashë e nuk mund të hapej, duke e lënë vogëlushen të “burgosur” për më shumë se një orë, derisa arriti policia në vendngjarje.

Ajo u tha policëve se nëna e saj 30-vjeçare, e kishte dënuar, pasi nuk mundi të merrte pjesë në mësim. Ngjarja ka ndodhur në Kuala Lumpur, Malajzi.

2

*Në fund të fundit, prindërit i ndëshkojnë fëmijët të mësojnë si të sillen, apo jo?

Por, fëmijët mësojnë atë çfarë përjetojnë. Mënyra më efektive për të mësuar fëmijët është modeli ynë, dhe ne duhet t’i trajtojmë në mënyrën që duam, që ata të trajtojnë të tjerët: me dhembshuri dhe mirëkuptim. Kur u japim një pëllëmbë apo u bërtasim, u mësojmë atyre të veprojnë me agresivitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top