Në fokus

June 22, 2016 | 8:17

Nëna pikëllohet nga gjesti i vajzës: Fëmijët janë tmerruar, duhet të bëjmë diçka

Arsyeja se pse kjo 3-vjeçare qëndron mbi tualet  të copëton zemrën.

Stacey Feeley e gjeti vajzën e saj duke qëndruar në këmbë mbi tualet. Fillimisht mendoi se ishte diçka e këndshme prej fëmije, por pasi e pyeti vajzën se ç’po bënte hipur aty, mbeti e shokuar. 3-vjeçarja i tha se po praktikonte fshehjen për të shpëtuar veten në rast se dikush hynte i armatosur në kopësht.

Nisur nga kjo, Stacey nuk ngurroi ta publikonte foton në Facebook, duke shkruar një lutje emocionale për të gjithë politikanët:

“E shkrepa këtë fotografi sepse fillimisht mendova se ishte për të qeshur. Doja t’ia dërgoja bashkëshortit për t’i treguar ç’po bënte vajza ime 3-vjeçare mistrece. Por pasi më tregoi se çfarë po bënte, u dëshpërova. Ajo po praktikonte fshehjen në tualet, për në rast se sikush i armatosur hynte në kopshtin e saj. Në atë çast, gjithë pafajësia që ime bijë shfaqte në sytë e mi, u zhduk. Politikanë, shikojeni! Ky është fëmija juaj, fëmijët tuaj, nipat tuaj, stërnipat tuaj dhe brezat që do të vijnë. Do të bëjnë një jetë prej të rriturish në botën që varet nga vendimet që ju merrni. Akoma pa mbushur 3 vjeç, do të fshihen në kabinat e tualetit dhe do të qëndrojnë mbi to. Nuk e di çfarë do të jetë më e vështirë për to: të përpiqen të mos pipëtijnë apo të mbajnë ekuilibrin për të mos rënë në banjo?”

Stacey bën apel që me mbështetjen e politikës, të gjithë të japin kontributin e tyre,sipërmarrësit, shkencëtarët, të gjithë ata që besojnë se mund të bëjnë ndryshim, sado i vogël të jetë ai. Ajo shprehet e trishtuar se gjithë shkenca dhe teknologjia nuk shërbyen për asgjë, pasi nuk arritën të shpëtojnë të gjithë ata të pafajshëm që kanë vdekur në masakrat masive.

“Nënshkrimi i peticioneve, protestat që të na dëgjohet zëri janë diçka padyshim e mirë, por kjo nk po shërben për asgjë, përpos që na bën të ndihemi të larë karshi kësaj situate. Na duhet veprim! […] Dua të di çfarë po krijon teknologjia e re për armë më të sigurta, siguri më të mirë në vende publike, në të dhëna, në kontrollin për njerëz të sëmurë mendërisht? Asgjë! Sipërmarrës, inovatorë, a jeni këtu?! A doni ndihmën time? A mund t’ju ndihmoj unë për ta bërë ndryshimin? Dua të ofroj mbështetje. Nuk mund të jap këshilla teknike, ekspertizë mjekësore apo ndihmë financiare, por ndoshta a mos duhet t’jua jap unë drejtimin e duhur? Ndoshta njoh dikë që njeh dikë i cili mund të ndihmojë? Investitorë, nëse kjo çështje ju bën përshtypje, bëni të pamundurën për të ndryshuar gjërat. A mundem unë t’ju ndihmoj? […] Hollivudi, shoqatat janë diçka e mirë, por jo mjaftueshëm e mirë. Shumë shpejt, do të zhduken dhe do të harrohen. Unë nuk po pretendoj të kem të gjitha përgjigjet, as një të dhjetën e tyre, por nëse nuk doni të shikoni fëmijët tuaj duke qëndruar mbi tualet, duhet të bëjmë diçka!”

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top