Lifestyle

January 19, 2017 | 13:17

Nëna shkruan një letër emocionuese për të birin me autizëm

Një nënën nga Irlanda ka shkruajtur një letër të hapur për djalin e saj tre-vjeçar, i cili është me autizëm. Nicole Duggan, 27 vjeç,  thotë se qëllimi i kësaj letre është që t’i bëjë gjykuesit të kuptojnë për të birin Riley 3-vjeç, i cili nuk mund të flasë për veten e tij.

1

“Djali im i vogël është si fëmijët tuaj, i pëlqen kërcimi, dëshiron ta përqafosh, qan kur rrëzohet dhe adhuron Mickey Mouse. Ai megjithatë është ndryshe”, shkruan ajo.

Nëna vijon më tej: “Për njerëzit që ia ngulin sytë pse ai bën zhurmë,  le të bashkohen me këndimin e tij, sepse në sytë e tij duket sikur po këndon këngën më të mirë në botë. Për nënat që tërheqin fëmijët e tyre larg prej tij, ju jeni duke krijuar  fëmijë që do të vuajnë nga bulizmi në të ardhmen. Fëmijët nuk i vërejnë dallimet, ata vetëm duan të luajnë, i lejoni ata. Për zonjën që e quajti të paturpshëm në supermarket, përpiqu të shohësh gjërat nga perspektiva e tij “.

Ajo përfundon shkrimin duke thënë: “Pra, këtë vit unë kërkoj nga ju që të mendoni para se të gjykoni,  vendoseni veten një ditë në këpucët e mia dhe ju do të kuptoni sesa superhero ai është në të vërtetë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top