Lifestyle

September 24, 2018 | 11:17

Nënat e Kate Middleton dhe Meghan Markle sa të ndryshme aq edhe të njëjta

Nëna e Meghan Markle ka pushtuar skenën, ndërsa nëna e Kate ka preferuar gjithmonë të qëndrojë në hije. Të dyja borgjeze, sportive dhe të vëmendshme ndaj detajeve. Nëse dikush ka planifikuar të ardhmen e vajzës së saj, tjetra ka lënë vend për shans. Portreti i vërtetë i dy vjehrrave

Meghan Markle tashmë ka përfshirë dhe nënën e saj në një aktivitet zyrtar mbretërore. Doria Ragland, afrikano-amerikane, është shoqëruar nga vajza e saj dhe dhëndri Harry, gjatë një ceremonie të organizuar në kopshtet e Kensigton Palace, për promovimin e një libri kuzhine multietnik, Together, Our Community Cookbook, i cili mbledh histori dhe receta të grave të përfshira në katastrofën e Kullës së Grenfell në Londër, e cila u përfshi nga zjarri më 14 qershor 2017. Ky është projekti i parë i promovuar drejtpërsëdrejti nga dukesha e Sussex. Kjo është arsyeja pse ajo donte pranë saj nënën dhe burrin.

Doria, e cila jeton në Los Anxhelos, dukej e qetë. Të ftuarit i përshëndeti thjeshtë: “Hi, unë jam nëna e Megit”. Pas ndarjes nga i famshmi Thomas Markle, Doria e ka rritur Meghanin vetëm, duke transmetuar tek ajo pasionin për sport dhe vëmendjen ndaj të tjerëve.

Krejt ndryshe nga kjo, nëna e Kate, Carole Middleton deri më tani nuk ka marrë pjesë në asnjë nga shumë vente publike në të cilat ka marr pjesë William dhe Kate. 63-vjeçarja, një ish-hostess e British Airways, në këto shtatë vjet, nuk ka humbur kurrë një rast familjar të Windsor – përfshirë pagëzimet, martesat dhe ditëlindjet, por gjithmonë pa u shfaqur shumë.

Por dy vjehrrat në një farë mënyre i ngjajnë njëra-tjetrës. Të dy borgjeze, ndajnë faktin se familjet e tyre përfunduan në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënieve të vajzave të tyre. Të dyja janë fanatike të sportit: Carole është një tifoze e madhe e tenisit (si Kate), ndërsa Doria, një ish-instruktore e yoga, ka drejtuar maratonën e fundit në Los Angeles dhe ajo gjithmonë është e vëmendshme ndaj asaj që ha.

Për të thënë të vërtetën, Doria kurrë nuk ka planifikuar të ardhmen e vajzës së saj, duke lejuar Meghan të bëhet aktore. Carole, sipas traditës, kishte regjistruar Kate në Universitetin St. Andrews, ku studionte William, me një qëllim të veçantë: të merrte një burrë. Dhe jo ndonjë dosido.

Por në fund të fundit ajo që ka rëndësi është se sot të dyja janë pjesë e jetës së vajzave të tyre.

Burimi / www.vanityfair.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top