Këshilla & Arsye

August 21, 2017 | 8:29

Nënat kërkuese kanë vajza të suksesshme

Sipas një studimi të fundit, nënat që u kërkojnë llogari vajzave të tyre, që t’i kryejnë gjërat sa më mirë, ndikojnë që vajzat të kenë sukses në jetë kur të arrijnë moshën madhore.

1

Ericka Rascon-Ramirez, autore e studimit, nga Universiteti i Essex, ka deklaruar: “Pas çdo gruaje të suksesshme, fshihet një nënë kërkuese”. Grupi i studiuesve u kërkoi 15000 nxënëseve, të moshës 13-14 vjeçe të plotësonin disa pyetësorë, nga të cilët u kuptua se pjesa më e madhe e vajzave që dëshironin të vazhdonin studimet kishin mama shumë kërkuese. Të njëjtat vajza kishin mundësi më të mëdha për të marrë arsimim të mirë dhe për të pasur karrierë të suksesshme. Fatkeqësisht nëna, mos prisni që vajzat tuaja ta kuptojnë këtë fat në moshën e adoleshencës. Sipas të njëjtit studim vajzat do të ndihen të lumtura për këtë fakt vetëm rreth moshës 20 vjeçe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top