Sëmundja Alzheimer mund të fillojnë në mitër, sepse nënat nuk hanë mjaftueshëm fruta dhe perime gjatë shtatzënisë.
Sipas shkencëtarëve, nëse fetusi privohet nga vitamina A, mangësitë e vitaminës sjellin rritjen e nivelit të beta amiloideve në tru, proteina që lidhet me çrregullimet mendore, duke çuar në humbje të kujtesës.
Studiuesit theksojnë se fazat e para të zhvillimit në barkun e nënës dhe fëmijërisë janë vendimtare. Gjatë tyre, truri “programohet” për gjithë jetën.
Ushqime të pasura me vitamina A përfshijnë pataten e ëmbël, domate, spinaq, lakër, karrota, mango, shalqi dhe kajsi.
Megjithatë hulumtuesit theksojnë se, gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë duke marrë shtesë vitaminë A. Një dietë e ekuilibruar është mënyra më e mirë për të siguruar sasi të mjaftueshme të lëndës ushqyese.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.