Mëmësia, sot më shumë se kurrë është një punë shumë e vështirë. Nënat sot janë të lodhura dhe shpesh nuk kanë as kohë as të drejtë për t’u ankuar. Të lodhura, shumë të lodhura. Pa pasur asnjëherë një minutë pushim. Përballë atyre që mund të ndajnë një hapësirë të vogël për veten e tyre, ka nga ato që i dedikohen ekskluzivisht familjes, fëmijëve, si për nevojën ashtu edhe për dashurinë.
Nënat që punojnë nuk kanë të drejtë të lodhen
Nënat që punojnë përfundojnë duke pasur peshën e gjithçkaje mbi shpatullat e tyre: kujdesin e fëmijëve, menaxhimin dhe organizimin e kohës së tyre, shtëpinë, ushqimin e familjes. Sa i përket babait mund të jetë i pranishëm, por roli kryesor vazhdon të jetë ai i nënës.
Ndonjëherë ju nuk mund të delegoni, nuk mund të kërkoni ndihmë sepse prindërit fizikisht janë larg, të moshuar ose në punë. Të tjerat, nëse punojnë, sapo kthehen në shtëpi, mendimi i vetëm është t’i kushtojnë kohë fëmijëve të tyre, duke luajtur, duke lexuar, duke gatuar me ta. Një moment i çmuar, një nga më të shumëpriturit për shumë prej nesh.
Në punë, shpesh, kur bëhesh nënë, duket se pritjet për ne rriten. Dhe pas të gjithash, është e vështirë që një nënë të kthehet pas vetëm 3 muajsh pas lindjes së fëmijës së saj. Sot, ligji ofron mundësinë që të qëndroni në punë deri në fund të shtatzënisë. Kjo është një zgjedhje pët të cilën mund të vendosë vetë gruaja, por nga ana tjetër kjo tregon mungesën e rëndësisë që i është dhënë një momenti të tillë delikat.
Nënat që nuk punojnë jetojnë në konflikt
Ka nga ato që zgjedhin të mos punojnë, t’i kushtojnë të gjithë kohën fëmijëve të tyre sepse mendojnë se nuk ka asgjë më të bukur. Një vendim fisnik që duhet respektuar, edhe pse kritikohet shpesh. Ndonjëherë është bashkëshorti ose partneri që nuk e kupton rëndësinë e kësaj zgjedhjeje, jo një sakrificë për nënën, por një ndryshim i jetës i nxitur nga dashuria për fëmijët e tyre.
Le të mos e tradhtojmë veten. Edhe një nënë me kohë të plotë kurrë nuk ka kohë për veten. Të gjitha shqetësimet e saj janë të zhytura në angazhimet e fëmijëve, për kujdesin e tyre. Nevojat e tyre bëhen tonat, shpesh duke harruar që para se të jemi nënë ne jemi dhe femër.
Ndërmjet nënave që nuk punojnë, ka edhe ato që nuk kanë pasur fatin të zgjedhin, por që janë shkarkuar menjëherë sapo të jetë konstatuar shtatzënia ose pas lindjes së një fëmije. Nënat, gratë që kanë pasur të drejtë të punojnë, të kontribuojnë financiarisht për nevojat e familjes, nuk mund ta pranojnë faktin se nuk kanë ndonjë faj.
Nuk duhet të keni turp të pranoni se jeni të lodhura!
Nënat janë të lodhura, është e pamohueshme. Nëse ka një gjë që duhet të bëjnë, të paktën një herë në një kohë, duhet të ndalen dhe të reflektojnë, të pranojnë lodhjen, të flasin më shoqet, me një anëtar të familjes, me një bashkëshort ose partner, dhe pse të mos qajnë.
Nga njëra anë, vuajnë nga fakti se nuk janë në gjendje të ndajnë pak kohë për veten e tyre. Nga ana tjetër, ky mendim mpreh ndjenjën e fajit ndaj fëmijëve, të cilët për to nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë barrë. Mësoni të nxirrni dobësinë tuaj, ndjenjat, të mos ankoheni, por të çliroheni dhe të përpiqeni të gjeni një mënyrë për të ngjitur majat.
Ndonjëherë merr vetëm pak: një vakt i gatshëm, ndihmë shtesë në shtëpi, por edhe një gjumë i mirë natën ose një mbrëmje me miqtë. Gjithashtu shërben më pak: një orë e dedikuar vetes, duke lexuar një libër në divan ose duke shijuar heshtjen. Filloni të shikoni brenda, mos u lodhni, mësoni të doni veten dhe mos u përpiqni t’u pëlqeni atyre përreth.
Burimi / www.greenme.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.