Aktualitet

April 20, 2024 | 17:11

Nënës i kthehet djali 3-vjeçar, gjyshja e dorëzoi në polici

 

Një ngjarje e dhimbshme që bëri bujë, por për fatin e mirë përfundoi ashtu siç duhet. Nëna 23-vjeçare, Ille Gjuni, rimori në krahë të voglin ditën e sotme, të cilin e kishin ‘rrëmbyer’ gjyshërit.

nena

Një histori e trishtë, që mori shkak nga humbja para një viti e babait të të voglit një vit më parë. Dy gjyshërit nga dhimbja e humbjes së 35-vjeçarit, e gjetën dashurinë tek nipi, i cili u zhvendos bashkë me të ëmën tek gjyshërit e tjerë. Me gjithë përpjekjet, ata nuk mundën ta ndanin dashurinë në distancë, dhe një ditë prilli, 8 ditë më parë saktësisht, Bahrie dhe Rexhep Gjuni e morën Amarin për të mos e kthyer në orarin e mirëbesimit.

Ille Gjuni, nëna e Amarisit 3-vjeçar nuk e besoi fillimisht dhe i telefonoi vjehërrit, por mesa dukej, ata kishin vendosur të mos ia kthenin më. Nipi ishte dashuria që i mbante gjallë frymën e të birit, dhe mundet në kushte të rënda psikologjike prej muajsh, i detyroi bashkëshortët të mos e kthenin më të voglin, por ta mbanin për vete.

Nëna e të voglit, i cili ka shumë nevojë për vëmendjen e saj, u detyrua të denoncojë ngjarjen. Më mbështetjen e autoriteteve policore, kjo ‘pengmarrje’ zgjati vetëm 8 ditë, për t’ia kthyer pastaj nënës në duart e saj. Me gjithë burgosjen e gjyshit të të voglit, Rexhepit dhe të afërmit të tij Arbenit, ka qenë vetë gjyshja që e ka rikthyer Amarin.

Ky bashkim ka qenë tepër emocionues për Ille Gjunin, e cila me lot në sy tha: “E përjetova shumë keq! Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo për gazetarët.” Pyetjes, “A do i lejosh gjyshërit ta marrin sërish?”, ajo iu përgjigj: “E di shteti dhe prokuroria, gjykata”.

Pasi ka marrë djalin nga Policia e Durrësit, Ile Gjuni e shoqëruar nga efektivët është larguar për në banesën e saj.

 

Përgatiti Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top