Mos i lini pas dore veprat e vogla të mira, duke menduar se ato nuk sjellin dobi; edhe pikat e vogla të ujit e mbushin një anije të madhe. Mos i lini pas dore veprimet negative vetëm sepse ato janë të vogla; sado e vogël të jetë një shkëndijë, ajo mund të djegë një pirg kashte me madhësinë e një mali. (Buddha)
Karma nuk ka menu, ajo ju shërben ato që meritoni. Shokët xhelozë dhe të rremë duhet të kenë frikë nga ky ligj i jetës: herët a vonë koha të rikthen atë që meritoni, për mirë ose për keq.
Të gjithë janë përgjegjës për atë që ndodh dhe kanë fuqinë të vendosin se çfarë dëshirojnë në jetë. Ajo që ju jeni sot është rezultat i vendimeve dhe zgjedhjeve tuaja të kaluara. Ajo që do të jeni nesër do të jetë rezultat i veprimeve tuaja sot. (Swami Vivekananda)
Është një ligj i pashmangshëm të cilit në realitet duhet t’i kushtojmë të gjithë vëmendje. Mos harroni, kur ne veprojmë negativisht është e gabuar dhe në këtë apo në një tjetër jetë e keqja të kthehet. Karma është një gjykatës i ngadaltë. Ajo funksionon shumë ngadalë dhe shpesh duket se nuk funksionon, por atëherë kur ju nuk e prisni karma ju godet, duke mos pasur asnjë mundësi për të shpëtuar.
Karma nuk është një dënim apo shpërblim, por një pasojë e natyrshme e zgjedhjeve të jetesës, me apo pa vetëdije. Çdo vuajtje ose kënaqësi që shpirti mund të përjetojë në jetën e tanishme është shkaktuar nga zgjedhjet që ai bëri në të kaluarën. (Herman Kuhn)
Mënyra se si ne veprojmë përcakton se kush jemi dhe rrugën që jemi të destinuar të marrim. Nëse mbillni mirësi dhe dashuri në jetën tuaj, vendosni brenda shpirtit tuaj themelet për një të ardhme më të qetë dhe rrezatuese, por nëse fshihni urrejtjen dhe pakënaqësinë, në jetë do të bombardoheni me negativitet dhe kjo do të kushtëzojë të ardhmen tuaj.
Karma është diçka që na ndodh në bazë të ndikimeve që ne tërheqim vetë. Një qëndrim pozitiv dhe proaktiv në jetë do të shërbejë për të tërhequr ndikime pozitive. Mënyra se si ne përballemi me jetën – madje edhe përvojat negative – është ajo që bënë ndryshimin. Të jesh i lumtur është një bekim, por të jesh “i lumtur” me veten dhe në paqe me botën është një zgjedhje.
Nëse vazhdoni të thoni që gjërat po shkojnë keq, ju keni një shans të mirë për t’u bërë profet i vetvetes. (Isaac Bashevis)
Burimi / https://www.curiositadallarete.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.