Pika referimi

June 21, 2019 | 8:20

Nëse do, mundesh! Disa këshilla të psikiatrit rus Mikhail Efimovich Litvak

Jemi vazhdimisht të përfshirë në atë që është një nga temat më të mëdha të mendimit njerëzor: lumturisë. Kësaj here ju propozojmë diçka mjaft të pazakontë; disa këshilla të psikiatrit rus Mikhail Efimovich Litvak, i cili me bagazhin e pafundmë të përvojës së madhe na ndihmon për të kuptuar se çfarë duam dhe çfarë i detyrohemi jetës.

  1. Lumturia është një efekt natyral i një jete të organizuar

Mundohuni të vini rregull në çdo gjë, në mënyrë që të mund të jetoni një jetë të plotësuar. Lumturia, gëzimi dhe suksesi janë vetëm efektet anësore të personave që investojnë në një jetë të organizuar në çdo mënyrë.

  1. Të gjithë kanë mendimin e tyre për ju

Duhet të mos harroni se çdo njeri ka një vlerësim për veten, që meriton të merret në konsideratë. Prandaj, kur i jepni dikujt një këshillë, mos e kaloni asnjëherë këtë kufi. Mos gjykoni! Kur takoheni me njerëz të ndryshëm në jetë, është e natyrshme të mendoni se mund t’i jepni këshillat tuaja për t’i ndihmuar të jenë më të mirë e më të lumtur – por të gjykoni jetën e dikujt është e thjeshtë.

  1. Nëse nuk bëni gjë për veten tuaj, si mund të mendoni se të tjerët mund t’ju ndihmojnë?

Kur caktoni objektiva në jetë, filloni t’i zbatoni ato! Nuk ka kuptim t’u thoni të gjithëve se jeni të palumtur në trupin tuaj dhe që do të filloni të bëni ushtrime fizike nëse nuk zgjidhni më parë këtë problem. Të tjerët nuk mund të zgjidhin problemet tuaja. Maksimumi mund t’ju mbështesin dhe t’ju ofrojnë këshilla, por sjellja pozitive duhet të vijë së pari nga ju!

  1. Pozitiviteti ka fuqi të largojë dështimin

Është e rëndësishme të jeni pozitivë. Dështimet ndodhin për shkak të pakënaqësisë që ushqeni gjatë jetës. Por nëse ndryshoni sjellje duke e jetuar jetën tuaj me bindjen se gjithçka mund të përmirësohet, duke përgëzuar veten për çdo gjë të mirë që ia dilni të bëni, do të mund të shihni disfatat me më shumë qetësi dhe kurajë më të madhe.

  1. Mungesa e objektivave ju bën të verbër

Kur keni nevojë të ndryshoni shtëpi, objektivi i parë është të gjeni kuti për të ruajtur të gjitha gjërat. Në këtë këndvështrim, duke parë rreth e qark, kuptoni se mund t’i gjeni ato ngado, janë lehtësisht të gjetshme. Kështu ndodh edhe me jetën tuaj: kur keni një objektiv për të arritur, shihni rreth e qark dhe kushtojini rëndësi shenjave që ju ofron bota.

  1. Të pranoni (dhe dashuroni) momentet e vetmisë është një shenjë pjekurie

Vetmia shihet shpesh si diçka ekstremisht negative, por duhet të mësojmë shumë prej saj. Njerëzit emotivisht të pjekur janë ata që përfitojnë nga fazat dhe nga momentet e vetmisë për t’u rritur dhe zhvilluar.

  1. Ekuilibri mes “duhet, por nuk dua”, ose “mundet por nuk dua”

Shumë njerëz përdorin shprehjen “duhet, por nuk dua” ose “mundem, por nuk dua”. Mjaft u bëtë pengesë për veten. Nëse dëshironi, mundeni. Nëse duhet, bëjeni. Nëse mundeni, çfarë ju pengon të veproni? Ajo që “duhet” duhet të rregullohet nga ajo për të cilën keni “nevojë”. Dhe ajo që “mundeni” është motorri që vë çdo gjë në veprim në mënyrën e duhur.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top