Mirëqenie

February 1, 2020 | 8:28

Nëse do të nderohesh, zgjidh Mon Amour!

Pak ëmbëlsi në fund të tryezës të gjithëve na bën mirë. Në fund të fundit, është një barazim raportesh ndjesore që zgjedhim për të ekuilibruar në organizëm shijet. Jo rastësisht dhe shprehja “Qershia mbi tortë” qëndron si frazë e thënë bukur, e që kompleton takimin tonë me ushqimin. Për “Mon Amour” ky është çelësi i mbarëvajtjes dhe suksesit, sepse “Mon Amour” di si të të bëjë për vete.

Kur thua “Mon Amour”, të vijnë ndërmend larmia e shijeve, të kombinuara me mjeshtëri si për atë që kërkon ëmbëlsinë e tepërt, ashtu dhe për atë që rend pas athtësisë brenda ëmbëlsisë. Jo rastësisht kjo dashuri shijesh e ka shndërruar “Mon Amour” në një nga shtëpitë e ëmbëlsisë më me emër të pastiçerive në Tiranë. Prej 12 vitesh, me klientë besnikë, por edhe të rinj që nuk heqin më dorë pasi kanë provuar mjeshtërinë e kësaj tradite në Tiranë.

Gjithçka e freskët, çdo ditë nga e para! Pastiçeri “Mon Amour” në Tiranë, i ka fillesat në vitin 2007, dalluar për ëmbëlsirat artizanale të prodhuara nga familja Sila, përvojë të cilën e krijuan për një periudhë shumëvjeçare në Greqi. Sot janë dy pastiçeri, “Mon Amour” në qendër të kryeqytetit, tek rruga e Barrikadave dhe “Mon Amour” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” tek rruga e Elbasanit.

Ambientet moderne, gama e gjerë e produkteve, freskia e tyre, ruajtja e cilësisë më të lartë të lëndës së parë, përkushtimi dhe respekti ndaj klientit, i jep sot një emër të madh “Mon Amour”.

“Mon Amour” është ëmbëlsia që i plotëson të gjitha pritshmëritë tuaja për familjen, eventin, dasmën, ditëlindjen ose biznesin tuaj. Sepse “Mon Amour” shërben shije aq të ndryshme sa dhe vetë ngjyrat e Tiranës!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top