Në fokus

April 18, 2019 | 11:22

Nëse familja jote nuk të respekton, largohu, pa u ndjerë në faj

Njerëzit gjithmonë flasin për marrëdhënie të dëmshme romantike, me miqtë dhe partnerët. Duke harruar se ndonjëherë mund të ketë diçka më të keqe, nga e cila do të ishte më mirë të iknim! Po flas për ata anëtarë të familjes që nuk na respektojnë dhe na sjellin vetëm vuajtje. Sepse për fat të keq kjo ndodh në shumë familje.

Shoqëria na mëson se lidhjet familjare duhet të mbahen përgjithmonë, veçanërisht kur është fjala për nënën, babanë apo vëllezërit e motrat. Në këto raste është pothuajse një detyrim t’i duam, t’i respektojmë dhe t’i bëjmë gjithmonë pjesëmarrës në jetën tonë. Megjithatë, ne nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë, sepse ndjenjat duhet gjithmonë të fitohen, madje edhe në mesin e të afërmve. Ndonjëherë është thjesht të kemi respekt për të tjerët, apo jo? Edhe nëse kemi gjakun e tyre.

Prandaj nuk duhet të bëhemi gjykatës të jetës së të tjerëve, sepse kjo mund të na bëjë gjithnjë e më shumë të vetmuar dhe të pakënaqur. Ne shmangim ndjenjën e zemërimit për një person që nuk ka përmbushur pritjet tona. Në vend që të përpiqemi të kuptojmë se përse nuk e bëri këtë. Por mbi të gjitha ne nuk lejojmë që dikush të thyejë bilancin tonë mendor, qoftë nëna jonë apo babai ynë, pak rëndësi ka. Ata nuk kanë të drejtë të lëkundin sigurinë tonë, edhe pse ata na kanë dhënë jetë.

Është i domosdoshëm, po ashtu i shëndetshëm, largimi nga ata që rrezikojnë të na shkaktojnë vetëm shqetësime, si nga pikëpamja fizike ashtu edhe nga ajo emocionale. Pra, le të mos stepemi, për t’i larguar nga jeta jonë ata që nuk na respektojnë. Mos harroni se lidhjet e gjakut nuk mund t’i eliminojnë plagët e shkaktuara në zemër. Për fat të keq, jo të gjitha familjet janë ato që duhet të jenë.

Ka njerëz që sillen ashtu siç dëshirojnë brenda një bërthame familjare dhe ndotin ekzistencën e të tjerëve, sikur të ishte e drejta e tyre. E pra, le t’i lëmë këta njerëz, derisa ata të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre. Ne nuk erdhëm në botë për të vuajtur për shkak të të tjerëve. Dhe nuk ka rëndësi nëse këta janë pjesëtarët e familjes sonë. Kjo sigurisht që nuk duhet të jetë një justifikim për të pranuar gjithçka. Fjala “Familje” duhet të jetë sinonim i dashurisë.

Familja duhet të jetë gjithmonë aty për të na mbrojtur dhe për ta dashur njëri-tjetrin. Por nëse kjo nuk ndodh, ndoshta është më mirë të thyesh disa lidhje, pa u ndier fajtorë. Natyrisht, kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Nuk është e lehtë ta bësh këtë, por në disa raste është më mirë të humbasësh disa njerëz. Në fillim do të jetë e vështirë dhe si çdo humbje, do të jetë e nevojshme të punohet për të, duke u përballur me pasojat dhe dhimbjen. Por mbi të gjitha, duke mësuar të falësh. Sepse largimi i dikujt që na bën të vuajmë nuk do të thotë të duash sëmundjen e tij. Por thjesht duam më të mirën për ne.

Sigurisht që nuk është faji ynë nëse ai person sillet gabimisht me ne. Prandaj është e drejta jonë të largohemi, pa ndjerë ndonjë faj. Së pari duhet ta bëjmë dhe pastaj të gjejmë qetësinë tonë.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top