Këshilla & Arsye

March 15, 2017 | 11:55

Nëse fëmija juaj bën këtë veprim çdo ditë, rrezikohet nga diabeti

 2

Fëmijët, të cilët lejohen të kalojnë më shumë se tre orë në ditë duke picërruar sytë mbi ekrane, janë në rrezik më të madh të zhvillimit të diabetit, thonë studiuesit.

Në një studim të ri, i shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar, është gjetur një lidhje midis kohës së kaluar mbi ekrane dhe faktorëve të rrezikut për diabet tip 2.

Studimi ka përdorur të dhëna nga pothuajse 4.500 fëmijë të moshës rreth 10 vjeç të mbledhura  ndërmjet viteve 2004 dhe 2007. Ato zbuluan se fëmijët që kalojnë më shumë se tre orë kohë në  ekran kishin yndyrna më të larta dhe rezistencë më të lartë të insulinës në krahasim me fëmijët që kalonin një orë ose më pak në ditë.

Fëmijët nën 5 vjeç, në Britani, kalojnë mesatarisht 4 orë dhe 11 minuta në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike. Ndërsa fëmijët e grupmoshës 5-15 vjeç shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 33 minuta në ditë.

Diagnozat me diabet janë shtuar me 60% në një dekadë.

Studimi mbështet rekomandimet aktuale të aktivitetit fizik për fëmijët, të cilat thonë se, ata duhet të bëjnë të paktën një orë stërvitje çdo ditë. Kjo do të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike si diabeti tip 2 në jetën e mëvonshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top