Kushdo që ka fëmijë e di se rritja e tij është një nga punët më të vështira në botë. Nuk ka shkolla për t’u bërë prindër, është një “punë” që e mësoni duke e bërë atë. Nëse kjo është e vërtetë, gabimet janë gjithmonë të pranishme dhe dyshimet që lindin në mendje janë të bezdisshme dhe të panumërta.
A po bëjmë një punë të mirë apo jo? Këtë gjë e tregon vetëm koha, por ndërkohë mund të mbështetemi te disa “të dhëna” për të ditur nëse jemi në rrugën e duhur apo jo. Më poshtë ju tregojmë disa fjali që fëmijët tuaj mund t’ju sigurojnë se jeni duke bërë një punë që nuk është shumë e keqe (edhe nëse fëmija juaj mund të mos pajtohet shumë).
“Ju kurrë nuk më blini asgjë”: me siguri përpjekjet tuaja për t’i bërë fëmijët tuaj të kuptojnë vlerën e parave nuk kanë qenë të kota.
“Miqtë e mi kanë celular dhe unë jo”: nëse të gjithë kanë një gjë, nuk do të thotë se është diçka e mirë, pse duhet të jesh i njëjtë me të tjerët?
“Ju gjithmonë më thoni se çfarë të bëj”: ju tregoni objektivat, i jepni atij një busull që të dijë se ku të shkojë.
“Jam lodhur duke riorganizuar gjërat e mia”: mirë, ju po u mësoni atyre vlerën e përgjegjësisë dhe punës; në këtë mënyrë ai kupton që gjërat nuk bëhen vetë.
“Ju nuk më doni”: ai e di shumë mirë që ju e doni atë, ai thjesht dëshiron më shumë vëmendje.
“Pse nuk më lini të dal natën”: nuk është ende koha, më mirë të mos digjni fazat.
“Pse duhet të hamë çdo ditë darkë së bashku?” Koha e kaluar së bashku është e rëndësishme, ai /ajo do ta kuptojë më vonë.
“Nuk dua të bëj detyrat e shtëpisë”: ka gjëra që duhen bërë edhe nëse mungon dëshira, është e rëndësishme që ata ta kuptojnë atë me kalimin e kohës.
“Pse nuk mund të kem Facebook?”: ka kohë për mediat sociale, kështu që për pjesën më të madhe ato janë vetëm një grumbull i pakuptimtë.
“Ju jeni më i miri, ju dua shumë”: kjo është si një ndihmë për egon, shijojeni.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.