Marrëdhënie

July 4, 2019 | 9:41

Nëse gjithmonë përpiqeni të shpëtoni të tjerët, në fund ju humbni veten tuaj

Është më e fortë se ti, thjesht nuk mund ta mbytësh instinktin e të kujdesurit gjithmonë për të tjerët dhe në fund e sheh veten të zhytur në një marrëdhënie ku gjithmonë duhet të kuptosh, gjithmonë duhet të kalosh mbi të dhe gjithmonë duhet ta mbash të fshehtë hidhërimin. Thuhet se armiku i vërtetë i një personi është vetja e tij, sepse përmes karakterit të tij tërheq rreth vetes llojin e gabuar, por mbi të gjithave ju jeni ai që, pavarësisht lëkundjeve, vazhdoni në atë marrëdhënie të sëmurë me bindjen se ‘me dashuri mund të kapërcehet çdo gjë’.

Ndoshta është shembulli i prindërve tuaj të cilët e kanë dashur njëri-tjetrin gjatë gjithë jetës, pavarësisht se gjithçka ju ka bindur se kur e doni me të vërtetë dashurinë, atëherë çdo gjë tjetër vjen tek ju. Por ju duhet të rriteni dhe të përballeni me realitetin e trishtuar, që jo të gjithë kanë zemrën tuaj. Jo të gjithë janë të angazhuar për të ndrequr gjërat kur ato thyhen. Jo të gjithë janë aty për të folur dhe për t’u përballur me njëri-tjetrin për të kuptuar me të vërtetë njëri-tjetrin.

Ju keni mësuar se bota e sotme është një botë egoiste, që nëse nuk jeni gjithmonë të përsosur, askush nuk kujdeset për karakterin tuaj të mirë. Ju keni mësuar se nëse vuani shumë për personin e gabuar, ai në fund nuk do të bëjë asgjë.

Të bësh shumë dhe të përfshihesh shumë me zemër është e gabuar. Është e gabuar të kënaqesh në qoshet më të thella të shpirtit të dikujt kur personi që është para jush nuk bën të njëjtën gjë dhe ti e di këtë, por të besosh në të dhe të besosh me gjithë zemër nuk do të të shpëtojë nga fundi i pashmangshëm i një historie të sëmurë. 

Ndoshta diku është dikush që meriton gjithë vëmendjen tuaj dhe ndoshta një ditë do ta njihni atë mes një mijë fytyrave të gabuara dhe pavarësisht nga të gjitha fantazmat që mbartni brenda. Vizioni juaj do të jetë pak i mjegulluar, sepse është e vështirë të shohësh gjëra të bukura, pasi sheh kaq shumë shëmti në botë, por zemra juaj do ta njohë atë. Vetëm mos ndalni së besuari.

 

 

Burimi / www.howtodofor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top