Në fokus

March 6, 2020 | 8:04

Nëse jeta ju fal njerëz të mrekullueshëm, kjo ndodh sepse ju i meritoni ata

Nëse jeta ju fal njerëz të mrekullueshëm kjo ndodh sepse ju i meritoni ata, sepse gjërat e mira nuk bien nga qielli. Edhe ju jeni artizan i reciprocitetit dhe ajo lidhje është krijuar nga zemra. Si në marrëdhëniet e dashurisë, ashtu edhe në ato të miqësisë, shpesh ndodh që njerëzit të mendojnë se dinë gjithçka. Besohet se ata janë mjeshtër në fushën e marrëdhënieve dhe afektivitetit. Sidoqoftë, të njëjtët njerëz nuk janë në gjendje të lexojnë zhgënjimin në sytë e partnerit, ose miqve të tyre, të cilët nuk u besojnë më atyre.

Nëse kemi figura pozitive, të cilat pasurojnë jetën tonë, kjo është sepse ne jemi të aftë të kuptojmë themelet e respektit të ndërsjellë, magjinë e heshtjeve të përbashkëta, aftësinë për të dhënë mbështetje përmes një fjale ose një vështrimi. Të gjithë kemi një atdhe personal, një hartë intime të përbërë nga histori të vogla në të cilën flasim të njëjtën gjuhë: atë të dashurive dhe emocioneve të sinqerta që na bëjnë të rritemi. Është një atdhe që ka nevojë për punë të vazhdueshme.

Dashuria dhe miqësia duhet të shërohen, mbrohen dhe ushqehen çdo ditë, pasi në këtë mënyrë do të jenë më të forta gjatë stuhive. Njerëzit e mrekullueshëm mund të paraqiten në jetën tonë rastësisht dhe qëndrojnë vetëm nëse ndajmë të njëjtat histori, ecim në të njëjtat shtigje dhe ndërtojmë një marrëdhënie bashkëbisedimi.

Ka nga ata që thonë “Unë nuk meritoj miq ose familje”, por është një gabim i madh. Ne i meritojmë ata sepse mund t’u japim atyre vlera, ne duhet t’i mbrojmë dhe duam krah nesh ashtu si janë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top