“Gjyshe, si ta jetoj këtë periudhë të errët?”
“Fëmija im, errësira është mjeshtrja më e madhe, dhe gjithmonë vjen për të errësuar një të kaluar që nuk është më e nevojshme. Është koha për ndryshim, për të ndezur një jetë të re.”
“Dhe si t’ia dalim?”
“Duke ndjekur të vetmet ligje që kanë vlerë. Ato të natyrës. Jemi larguar nga bota natyrore dhe errësira që po përjetojmë është në fakt një ftesë. Për t’u kthyer më në fund në shtëpi.”
“Si të shkoj në këtë shtëpi?”
“Vëzhgo me kujdes, disa herë në ditë, elementët e natyrës. Dhe ndiq jetën e tyre. Mësoni të hiqni lëkurën siç bën një gjarpër, të lëshoni gjethet e thata si pema, të rridhni si një përrua, të ndiqni instinktin si ujku”.
“Nëse mësoj të jetoj kështu, a do të zhduket errësira?”
“Nëse jetoni duke ndjekur ligjet e natyrës, do të kuptoni se errësira është vetëm momenti që i paraprin lindjes së dritës suaj të brendshme. Dhe nuk do të mund të bëni kurrë pa të.”
Elena Bernabe, psikologe
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu i autores
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.