Njerëzit mendërisht të fortë kanë zakone të shëndetshme. Ata menaxhojnë emocionet, mendimet dhe sjelljet e tyre në mënyrën që ata kanë krijuar për të arritur sukses në jetën e tyre. Hidhuni një sy 5 gjërave që bëjnë njerëzit mendërisht të fortë:
Nuk e humbasin kohën duke u ndjerë keq për veten
Njerëzit të cilët janë mendërisht të fortë nuk ndihen keq për rrethanat ose për mënyrën se si i kanë trajtuar të tjerët. Në vend të kësaj, ata marrin përgjegjësinë për rolin e tyre në jetë dhe kuptojnë se jeta nuk është gjithmonë e lehtë apo e drejtë.
Nuk i lejojnë të tjerët t’i kontrollojnë
Ata nuk i lejojnë të tjerët t’i kontrollojnë dhe nuk u japin atyre asnjë fuqi. Ata nuk thonë gjëra të tilla si: “shefi im më bën të ndihem keq”, sepse ata e kuptojnë se kanë kontroll mbi emocionet e tyre dhe kanë mundësinë të reagojnë.
Nuk kanë frikë nga ndryshimet
Njerëzit mendërisht të fortë nuk përpiqen të shmangin ndryshimet. Në vend të kësaj, ata i mirëpresin pozitivisht ndryshimet dhe janë të gatshëm të jenë fleksibël. Ata e kuptojnë se ndryshimi është i pashmangshëm dhe besojnë në aftësinë e tyre për t’u përshtatur.
Nuk e humbasin energjinë për gjëra që nuk mund t’i kontrollojnë
Ju nuk do të ndjeni një person mendërisht i fortë, nëse ankoheni për një problem të parëndësishëm. Në vend të kësaj, ata fokusohen në atë që mund të kontrollojë jetën e tyre. Njohin se ndonjëherë e vetmja gjë që ata mund të kontrollojnë është qëndrimi i tyre.
Nuk shqetësohen për t’i kënaqur të gjithë
Njerëzit mendërisht të fortë e pranojnë se nuk duhet t’i pëlqejnë të gjithë në çdo kohë. Ata nuk kanë frikë të thonë atë që mendojnë dhe sillen si e shohin të arsyeshme.
Burimi / http://www.leperlemigliori.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.