Në fokus

May 6, 2019 | 9:16

Nëse nuk ju pëlqen puna juaj, ndaluni dhe lexoni këtë!

Është e padobishme të kapeni pas diçkaje që nuk ju kënaq. Ambienti toksik, shefi i keq, kolegët e mërzitshëm dhe shumë kurioz, puna e tepërt … e kështu me radhë.

Është e natyrshme që në një punë ne jemi të mbingarkuar me detyra, por gjithçka në jetë ka një kufi dhe ndonjëherë kufiri juaj arrin majën dhe ju nuk mund të ndaloni të mendoni, sepse keni nevojë për këtë punë për të siguruar të ardhura për familjen tuaj.

Mos lejo që trupi dhe mendja të sëmuren nga një punë që nuk është e këndshme. Ne e dimë se sa i vështirë mund të jetë fillimi, por kurrë nuk është tepër vonë për të gjetur një punë të re. Mendoni për të gjitha aftësitë që keni dhe mos kini frikë për të marrë rreziqe, mos prisni që të shfaqet puna perfekte.

Ngjallni mundësinë dhe jeta juaj do të transformohet, sigurohuni që ju duhet vetëm të besoni në veten tuaj dhe të praktikoni gjithçka që keni mësuar. Ndonjëherë duhet të mbyllim një derë që na lëndon në mënyrë që të mund të hapim një tjetër me plot mundësi pozitive.

Shëndeti juaj varet nga zgjedhjet tuaja. Nëse vendosni të vazhdoni në një vend pa ndonjë perspektivë pozitive, mund të sëmureni; por nëse krijoni mundësi, ju mund të bëni një jetë cilësore duke u ndier të përmbushur në punën që dëshironi.

E rëndësishme është që ju jeni të lumtur në atë që bëni dhe ndjeheni mirë kur mendoni për punën që bëni. Suksesi profesional nuk është gjithmonë i lidhur me një punë të shkëlqyeshme dhe pagën e ëndrrave.

Suksesi është të kënaqeni me atë që bëni.

 

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top