Mësime për jetën, dëshmi që në fakt na vijnë në formë rrëfenjash, por që në thelb përçojnë mesazhe të forta. Kjo është historia e një mësueseje dhe nxënësi, ndodhi nga jeta në bankat e shkollës. Raporte delikate mes brezash, por që nxjerrin mësime të vlefshme për jetën.
Një e moshuar takon një djalë të ri që e pyet:
-Më mban mend? Dhe e moshuara thotë jo.
Atëherë i riu i thotë se ishte studenti i saj. Dhe profesoresha e pyet: -Ah po? Dhe çfarë pune bën tani?
I riu përgjigjet: -Epo, jam mësues.
-Oh sa bukur, si unë? -i thotë e moshuara.
-Epo, po. Në fakt, u bëra mësues sepse më frymëzuat të isha si Ju.
E moshuara, kureshtare, i kërkon të riut t’i tregojë pse. Dhe djaloshi i rrëfeu këtë histori:
-Një ditë, një shoku im, gjithashtu student, mbërriti në shkollë me një orë të bukur, të re, dhe unë ia vodha. Pas pak, shoku im e vuri re vjedhjen dhe menjëherë iu ankua mësueses tonë, që ishit Ju. Kështu, ju i tha klasës:
-Ora e shokut tuaj u vodh gjatë mësimit të sotëm. Kushdo që e vodhi, ju lutem, kthejani!
Por nuk e ktheva, sepse nuk doja.
Pastaj, ajo mbylli derën dhe u tha të gjithëve që të ngriheshin në këmbë sepse do të kontrollonte xhepat tanë një për një. Por, më herët, na tha të mbyllnim sytë. Kështu bëmë, dhe ajo kërkoi xhep më xhep. Kur erdhi tek unë gjeti orën dhe e mori. Vazhdoi të kërkonte në xhepat e të gjithëve dhe kur mbaroi, tha: -Hapini sytë. E gjeta orën.
Kurrë nuk më tha asgjë dhe kurrë nuk e përmendi episodin. Kurrë nuk e përmendi emrin se kush kishte qenë ai që e vodhi orën. Atë ditë, ajo shpëtoi dinjitetin tim përgjithmonë. Ishte dita më e turpshme e jetës sime. Kurrë nuk më tha asgjë, megjithëse kurrë nuk më qortoi ose nuk më thirri për të më dhënë një mësim moral. Unë e mora qartë mesazhin. Dhe falë saj kuptova se kjo është ajo që duhet të bëjë një mësues i vërtetë. E mbani mend këtë episod Profesoreshë?
Dhe profesoresha i përgjigjet:
-E kujtoj këtë situatë, orën e vjedhur që kërkova në xhepat e të gjithëve, por nuk të mbaja mend, sepse edhe unë i kisha mbyllur sytë ndërsa kërkoja.
Ky është thelbi i vendosmërisë.
Nëse për të korrigjuar ju duhet të poshtëroni, atëherë nuk mund të edukoni.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Web
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.