Kreativiteti nuk është një dhuratë, është një aftësi që e zhvillon gjatë gjithë jetës. Psikologjikisht, personaliteti krijues është vështirë të përcaktohet. Studimet tregojnë se një mendje krijuese nënkupton bashkimin e shumë tipareve të sjelljes dhe emocioneve me ndikimet sociale në të cilat individi përfshihet.
Ja cilat janë tiparet dhe sjelljet që karakterizojnë njerëzit krijues:
- Marrin frymëzim nga çdo gjë rreth tyre
- Ndjekin zemrën
- Janë të përulur dhe krenarë në të njëjtën kohë
- Janë perfeksionist
- Shpenzojnë shumë orë duke menduar, duke imagjinuar dhe ëndërruar
- Janë vëzhgues, shqyrtojnë gjithçka që i rrethon
- Qëndrojnë jashtë skemave tradicionale, kanë mendje të hapur për gjëra të reja
- Përjetojnë dhe janë gjithmonë të gatshëm për përvoja të reja
- Gjithmonë shikojnë për mënyra të reja për të shprehur veten e tyre
- Frymëzohen edhe në momentet e vetmisë
- Dinë të ngrihen edhe kur rrëzohen
- Bëjnë pyetje, janë kurioz
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.