Këshilla & Arsye

March 9, 2017 | 9:01

Nëse shikoni një postim në Facebook për një fëmijë të humbur, duhet të lexoni këtë më parë

Është e lehtë në ditët e sotme të kërkosh ndihmë online. Me një klik mund t’ju ndihmojnë të gjeni një kapelë të humbur, një mace të arratisur, apo edhe diçka shumë më serioze.

1

Megjithatë, përdoruesit e Facebook paralajmërohen të mos shpërndajnë foto të fëmijëve të humbur, pasi nuk i ndihmon por përkeqëson situatën e tyre. Mund të duket veprimi më i mirë që mund të bëni kur një fëmijë është zhdukur duke shpërndarë lajmërimin dhe fotografive të e tyre, por policia ka propozuar që përdoruesit të mos e bëjnë më këtë veprim. Shpërndarja e fotografive të tyre, ndikon në vendosjen në rrezik të jetës së tyre. Pasi, fëmijët e zhdukur të cilëve u shpërndahet fotografia në këto rrjete, në fakt mund të mos jenë zhdukur por të jenë të fshehur për sigurinë e tyre.

“Për të shmangur dëme të tjera në shoqëri, përdoruesit duhet të sigurohen nëse postimet e personave të humbur janë publikuar nga burime të sigurta të policisë përpara publikimit”, është shprehur raporti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top