Testosteroni (hormoni seksual më i rëndësishëm mashkullor) ju bën dorështrënguar?
Po, sipas studiuesve të “Claremont Graduate University”, prezantuar në kongresin e Society for Neuroscience në Chicago. Studiuesit u kanë dhënë 25 studentëve vullnetarë një xhel që mund të dyfishojë testosteronin në gjak, i cili është i padëmshëm. Më pas të nënshtruar në një test psikologjik, që parashikonte dhënien e lekëve njëri-tjetrit, të rinjtë që kishin konsumuar testosteron ishin më dorështrënguar në vlerën 27%. Po përse ndodh kjo? Ndoshta, shpjegojnë studiuesit, dozat e larta të testosteronit bllokojnë në tru oksitoksinën, molekulën e bujarisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.