Psikologjia ka shkruar miliona e miliona faqe për çështjen e formimit të karakterit dhe personalitetit të qenieve njerëzore. Është e zakonshme që vitet e para të jetës kanë një rëndësi thelbësore. Tashmë në fazën para lindjes fetusi thith shpirtin, frikën ose qetësinë nga ana e nënës. Secili ka vetitë e tij gjenetike dhe kjo konfirmohet nga shumëllojshmëria e sjelljes së fëmijës së palindur në mitër.
Dy vitet e para të jetës së një fëmije, janë themelore për krijimin e personalitetit: në këtë periudhë ai fillon të eksplorojë botën, vendos lidhje me figurat që do ta ndikojnë atë në të gjitha marrëdhëniet e tij të ardhshme, fillon të zhvillojë siguri, vetëvlerësim, mirënjohje e kështu me radhë.
Faza tjetër e veçantë është ajo e adoleshencës. Në këtë periudhë është sikur individi të zhveshë rrobat që kishte veshur për të zgjedhur se kush dëshiron të bëhet. Por në këtë fazë struktura themelore mund ose nuk mund të jetë e dobishme në varësi të vetëdijes që ka në vetvete, kurajon që ka zhvilluar.
Përkundrazi, nëse personaliteti i tij është rritur nën frikë ose pasiguri, konfliktet dhe zgjedhjet do të menaxhohen në një mënyrë shumë më të vështirë. Fëmijëria është, pra, momenti më delikat dhe i rëndësishëm, periudha në të cilën hidhen themelet dhe përvojat e kësaj periudhe përcaktojnë zhvillimin e personalitetit individual.
Pra, një fëmijë i cili gjithmonë është kritikuar kur ka bërë një gabim, madje edhe gjatë një loje, si një i rritur do të ketë konceptin se gabimi është diçka e papranueshme dhe e gjithë kjo do të zhvlerësojë seriozisht aftësinë e tij për të guxuar.
Përkundrazi, një fëmijë që ka pasur gjithmonë dhe vetëm njerëz të përshtatshëm, nuk do të zhvillojë në mënyrë adekuate konceptin e kufizimeve dhe të sundimit, me rrezikun e madh të zhvillimit të tipareve të ekzagjeruara të egoizmit dhe sjelljes së pakuptimtë.
Pikëpamja përfundimtare përcaktohet nga vlerat që një fëmijë i vogël thith gjatë viteve të para të jetës. Kjo është arsyeja pse kushtet ekonomike të mjedisit në të cilin rritet janë të rëndësishme, por ato nuk janë vendimtare.
Nuk është absolutisht e vërtetuar se një i rritur në komoditet dhe rehati është një person më i mirë se ai që ka përjetuar, që nga vitet e para, konceptin e mungesës. Dhe mbi të gjitha, nuk është e vërtetë që kjo ndikon lumturinë individuale.
Ka vërtet një perceptim të gabuar në lidhje me atë që do të thotë fëmijëri e lumtur. Të zhytur në një shoqëri që e bën konsumimin e gjërave në varësi të njehsorit për të përcaktuar shkallën e lumturisë, rreziku që ne të gjithë paraprijmë është ta transferojmë këtë mendim si një dogmë.
Një gabim i pafalshëm dhe shumë paragjykues për zhvillimin e fëmijëve. Fëmijët kanë nevojë për modele të balancuara, për dashuri, për kohë kushtuar atyre, për ëndrra. Ata nuk kanë nevojë të parkohen para një tableti.
Një fëmijë i rritur mes boshllëkut të vëmendjes, të kohës, të stimujve, por të mbushur me gjëra ka të ngjarë të jetë një i rritur me plagë të thella emocionale, i aftë për të vlerësuar kuptimin e gjërave vetëm në lidhje me sasinë e tyre.
Duam apo nuk duam ne, detyra e rritjes së fëmijëve është një angazhim që nuk duhet të merret lehtë. Ajo përckaton qëndrueshmërinë e ardhshme të fëmijëve tanë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.