Nëse nuk je tip fort i orientuar në jetë, ke mbetur në udhëkryq dhe nuk di kë rrugë të marrësh, apo nuk e ke të qartë perspektivën tënde, mund t’i drejtohesh me një kërkesë të thjeshtë “Vogue School”. Kjo do jetë një nga mundësitë më të mira për ty. Sepse thuajse menjëherë, ashtu si Zana me shkopin magjik, do të gjesh një zgjidhje shumë adoptuese. Dhe nëse ke një zanat të mirë dhe të certifikuar sipas një modeli prestigjioz, sigurisht që ardhmëria jote nuk ka për të qenë më e errët, dhe pas udhëkryqit të ngatërruar e ke gjetur rrugën tënde tashmë.
Sekreti i suksesit është profesionalizmi, dhe këtë e gjeni vetëm në Vogue International School, e vetmja shkollë botërore me licencë të njohur nga Qendra Ndërkombëtare e Licencave në Strasburg. Metodat amerikane in-breve, ku nxënësi praktikohet direkt mbi klientin, por jo vetëm.
Në Vogue Albania u japim drejtim profesional në fushën e bukurisë të rinjve dhe të rejave!
VOGUE Albania tashmë është një emër që përfaqësohet denjësisht nga profesionalizëm dhe kërkesa e stafit për arritje të reja. Sigurisht, VOGUE ka synimet e veta me prurjet cilësore të modeleve dhe të përgatitjes së një brezi profesionistësh në fushën e kozmetologjisë. Viti akademik 2019-2020 me entuziazëm arriti parashikimet. Momentalisht kemi një grup studentësh prej më shumë se 20 vetash në kursin e plotë 9-mujor. Gjithashtu kemi një numër të ndryshueshëm studentësh me kurset afatshkurtra 4-mujore.
Bashkë me studentët ekselentë bëjmë turne të ndryshme në shkollat e qyteteve të Fierit, Vlorës, Lushnjës, Ballshit, Beratit, pasi kjo gjë ofron mundësi njohjeje nga maturantët dhe çmime shumë të arsyeshme për ta. Kjo është praktikë e Vogue SCHOOL në të gjitha vendet e botës, sidomos në AMERIKË këto kohët e fundit shumë e praktikuar. Interesi nga brezi i ri është tepër i lartë.
Synimi dhe qëllimi është të njohin botën e magjishme të bukurisë, udhëhequr nga përvoja mbarëbotërore të implementimit të metodave bashkëkohore të të nxënit akademik dhe praktikë në një kohë relativisht të shpejtë. Kjo metodologji sigurisht që ofron vetëm Vogue! Numri më i madh i studentëve është për make-up artist pasi kjo degë përfshin në formimin e saj edhe nëndegët e saj: prerje, stilime, çka bën më pas harmonizimin e këtyre elementëve në krijimin e një imazhi me një ngjyresë të hollë artistike.
Gërshetimi i teorisë me praktikën
Është pika më e fortë e VOGUE. Nëse do ta thoshim në mënyrë artistike, është “thembra e Akilit”. Në Vogue School Albania, filiali i vetëm në Shqipëri, është ndjekur me përpikmëri struktura akademike e Internacional VOGUE SCHOOL. Struktura është e thjeshtë, kurset 4-6-mujore dhe kursi profesional i thelluar 9-mujor.
Kursi fillestar 4-mujor, i cili parazgjidhet nga të rinjtë për periudhën e shkurtër dhe koston e ulët përfshin gjithçka me një kohë të shpejtë dhe material lëndor të zhdërvjellët. Pra, në periudhën 4-mujore synojmë njohjen tërësore të lëndës së parë “in breve” (më të shpejtë) ku primare është praktika. Gjatë kësaj periudhe studentët duhet të tregojnë aftësitë intelektuale dhe përthithëse ndaj lëndës që të certifikohet. Në disa raste studentëve u është dashur të kalojnë me kurse 6 dhe 9-mujore.
Kursi ndërmjetës 6-mujor konverton programin 50 me 50, që do të thotë: aq sa orë teorike dhe aq orë praktikë me klientë. Citoj: asnjë student nuk punon me klientin pa mbikëqyrjen e mësimdhënësit. Vetëm në periudhën 9-mujore, dhe konkretisht në muajin e nëntë, studenti punon i pavarur me ndërhyrje këshillimore.
Formimi i plotë 9-mujor konsiston në raportin 40 me 60. Pra, 60% praktikë dhe 40% teori.
Adresa: Rruga “Jakov Xoxa”, pedonalja kryesore, Kompleksi Mërtiri, Fier
Cel: +355 69 72 20 334 | Facebook: Vogue Albania | Instagram: Vogue Albania
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.