Kundër sindromës së zorrës së irrituar (që prek të paktën herë pas herë, një person në tre, sidomos femra) aktiviteti i rregullt fizik, mund të japë efekte më të mira se sa ilaçet që përdoren për këtë problem.
Në këtë përfundim kanë arritur gastroenterologët e Universitetit të Birmingham-it në Britaninë e madhe. Ata kanë mbajtur nën vëzhgim 56 pacientë që kishin disa shenja klasike të kësaj patologjie: sidomos kapsllëk dhe fryrje zorrësh.
Sipas “International Journal of Sports Medicine” ushtrimet duhen bërë 30 minuta çdo ditë për 5 ditë në javë, por programi i ushtrimeve fizike duhet të jetë intensiv.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.