Thëniet e mëposhtme i atribuohen psikologut amerikan dhe filozofit William James (1842-1910).
1) Është qëndrimi ynë mendor, mbi të gjitha, që përcakton suksesin.
2) Është qëndrimi ynë ndaj jetës, që përcakton qëndrimin e jetës ndaj nesh.
3) Për të pasur sukses kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve, ne jemi të ndërvarur dhe qëndrimi ynë ndaj të tjerëve përcakton qëndrimin e tyre ndaj nesh.
4) Para se të krijoni llojin e jetës që ju dëshironi, bëhuni personi që do të dëshironit të ishit.
5) Ne mund të zgjedhim për të mbajtur në mendjen tone një qëndrim negativ ose qëndrim pozitiv dhe duke parë se nuk fitoni asgjë nga të qenit negativ, më mirë të jeni pozitiv.
6) Ambicia më e thellë e njerëzimit është që të ndjehen të dashur, të nevojshëm, të rëndësishëm dhe të vlerësuar.
7) Ne jemi gjithmonë me sytë, veshët dhe mendjen e zgjuar dhe vigjilent. Dikush tha: “Unë kurrë nuk kam takuar ndonjë person nga i cili nuk mund të mësoj diçka”.
8) Mos flisni kurrë për shëndetin tuaj, nësen uk ka diçka me rëndësi.
9) Merrni qëndrimin e personit që ka arritur mirëqenien fizike dhe mendore. Qëndrimi juaj do të ndikojë pozitivisht njerëzit rreth jush dhe ju do të merrni rezultatet që dëshironi.
10) Për tridhjetë ditët e ardhshme, trajtoni të gjithë njerëzit me të cilët ju jeni në kontakt, sikur të ishin njerëzit më të rëndësishëm në tokë. Nëse ju mund ta bëni këtë për tridhjetë ditë, ju do ta bëni edhe për pjesën tjetër të jetës suaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.