Këndi i të rinjve

April 6, 2018 | 10:13

Nesër pa mua… a mund të jetohet një jetë pa gjysmën tjetër

Enveida Kajushi, nxënëse në vitin e tretë, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Enveida Kajushi, nxënëse në vitin e tretë, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Zhdukem nëpër skutat e errëta të shpirtit misterioz. I shkreti!

Është një varfanjak me rrënjë të njoma, por që vendosi të rriste degë të thara. Vallë, a mund të ketë jetë brenda jetës kur frytet janë kalbur? 

Kurioze jam të di se si gjysma e shpirtit, e vrarë nga shpirtrat e lyer në pellgun e një tjetër jete jeton pa gjysmën tjetër.

A mund të jetohet një jetë e tillë? 

Ja pra, që qenka e mundur edhe pse kurrë s’mendoja se mund të ishte.

Mund të jetohet sepse tashmë ke krijuar një imunitet aq të fortë sa të mos mund të depërtohet lehtësisht nga disa mikrobe a viruse. Edhe sikur ato të mund të depërtojnë, e di që ti mund të jesh shumë më e egër se ato në luftën për mbijetesë. Ngase e tillë është kjo jetë, një luftë mizore për ekzistencë e vetë ligji i jetës kërkon të përzgjedhë natyrisht atë që di të përballojë këtë betejë jete. 

asaf-r-130427

Megjithatë, jo të gjithë kemi arritur ta fitojmë këtë betejë, ngase kemi druajtur nga e ardhmja, nga ajo frikë e përsëritjes së të shkuarës. Për këtë arsye, disa prej nesh janë treguar shumë të dobët, për vetë faktin se s’kishin dikë që t’iu tregonte zjarrin e fshehur brenda tyre, atë ndjenjën e pareshtur që të ndihmon gjithmonë të ringrihesh, edhe pse këmbët mund të të jenë lodhur, edhe pse fuqitë mund të të kenë lënë apo edhe pse gjithë të tjerët mund të të kenë braktisur, sepse vetja jote do jetë aty për ty. Por kur ke harruar edhe vetveten, atëherë ke zhdukur rrugëzgjidhjet, ngase ke humbur pikëpyetjet e jetës për të cilat lufton.

foto-3-2Pas kësaj, largohesh nga kjo botë si një engjëll pa krahë, se ato t’i prenë. Të kanë ngelur veç flatrat e lirisë si dhuratë për çlirimin nga zinxhirët e robërisë.

Dhurata, kjo më e çmueshme për atë që e di se çdo të thotë të jesh skllav i një bote të marrosur për të të lënduar. 

E si përfundim, largohesh… largohesh për të lundruar në ujëvara të kulluara, në gjelbërime të pakufija e në horizonte që nuk njihen se liria s’njeh kufij… por në fund “mbreti” pa kurorë që dikur të kishte skllav, tani të quan tradhtar ngase mohove dorën e shtrirë për “ndihmë”… ndihmë që as armiku më i ligë mos e provoftë e pranoftë.
Më beso mua, largohu pa kthyer kokën mbrapa… Mos u gënje nga lotët që po derdhin, se dikur ato lot ishin gurët me të cilët të gjuajtën. Mos u gënje nga ngushëllimet që japin sot për ty, se dikur me fjalët e tyre të vranë. E mos u gënje as nga dhimbja e mëshira që tani kanë për ty, se dikur ato ishin vegla me të cilën ata talleshin me ty.
Arratisu nga kjo botë e vetëdijshme për arratisjen tënde… Arratisu ti, o shpirt i lirë nga ky qytet i okupuar e mister të mbetet ky largim i yti nga kjo çmenduri e botës se dikë si ty ky rruzull s’meritonte, kur yjet e natës ishin veç lotët e tu.

Largohu pa kthim mbrapa, se hapat e së shkuarës vrasin më shumë kur hidhen mbi gjurmët e së ardhmes e me vete mbarte ndërgjegjen e pastër se ti plagose marrëzinë.
LARGOHU!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top