Richard Davidson është një shkencëtar amerikan, doktor i neuropsikologjisë dhe studiues në fushën e neuroshkencës afektive. Ai u largua nga fakulteti i Harvardit dhe shkoi në Indi për të mësuar meditimin dhe për të trajnuar mendjen e tij.
“Politika duhet të bazohet në atë që bashkon. Vetëm në këtë mënyrë mund të zvogëlojmë vuajtjet në botë. Unë besoj në mirësinë dhe butësinë, por ne duhet të stërvitemi për këtë. ” (Richard Davidson).
Në udhëtimin e tij, Dr. Davidson ka mësuar se një mendje e qetë është në gjendje të projektojë mirëqenien në të gjitha llojet e situatave. Ai studioi bazën për emocione përmes neuroshkencës dhe zbuloi se struktura e trurit tonë mund të ndryshojë shpejt, në rreth një ose dy orë.
Më vonë, duke vëzhguar matjen e shprehjes së gjeneve para dhe pas meditimit, ai zbuloi se gjenet ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe se zonat me inflamacion ose tendenca ndaj inflamacionit pësojnë një reduktim të rëndësishëm.
“Jeta është vetëm një sekuencë e momenteve. Nëse lidhim këto sekuenca së bashku, jeta ndryshon.”
Në vitin 1992, neuropsikiologu u takua me Dalai Lama, i cili e këshilloi atë ta fokusonte kërkimin e tij në mirësi, butësi dhe dhembshuri, sesa në stres, depresion dhe ankth. Pas këshillave të Dalai Lama, ai e përqendroi kërkimin e tij në çështje më të gjera dhe zbuloi se ndjeshmëria dhe dhembshuria janë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Ndjeshmëria është aftësia për të përjetuar atë që ndjejnë të tjerët. Dhembshuria është një gjendje më e lartë, e cila përbëhet nga zotërimi i elementëve idealë për të lehtësuar vuajtjet. Qarqet neurologjike që çojnë në ndjeshmëri ose dhembshuri janë të ndryshme.
Për mirësinë, Dr. Davidson ka zbuluar se ajo është pjesë e qarkut të dhembshurisë dhe se mund të trajnohet në çdo moshë. Fëmijët që janë të arsimuar në drejtim të mirësisë kanë më shumë shëndet mendor dhe emocional dhe janë më të aftë për të studiuar.
“Një nga gjërat më interesante që kam parë në qarqet nervore të dhembshurisë është se zona motorike e trurit është aktive: dhembshuria në thelb na lejon të lëvizim për të lehtësuar vuajtjet”.
Neuropsikologu ka zbatuar një program që ai vetë e quan “program për mendje të shëndosha”, bazuar në katër shtylla:
- Vëmendjen
- Kujdesin për të tjerët
- Lidhjen me ta
- Aftësia për të qenë një person i hapur dhe jo i mbyllur në ndjenja dhe mendime.
Në përfundim, “baza e një truri të shëndetshëm është mirësia”, në çdo kuptim dhe nuancë. Mirësia mund të trajnohet në një mënyrë shkencore dhe në këtë mënyrë vijnë reaksionet zinxhirë që ndryshojnë jetën, për mirë.
Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.