Dëshmi

October 23, 2018 | 11:10

Nevoja për analizën e kariotipit, prindërit thirrje për mbështetje / “Kërkojmë që analiza e Karotipi-it të rimbursohet”

Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Karotipi është një analizë që e kryejnë të lindurit me sindromën Down. Mbi bazë të saj individi përfiton pagesën e aftësisë së kufizuar. Por prej gati 7 vitesh kjo analizë gjenetike nuk kryhet në shtet, por tek privati dhe kushton duke nisur nga 300 mijë lekë të vjetra.

Pa bërë këtë analizë nuk paraqitesh dot në Kemp, pra nuk përfiton dot pagesën e aftësisë së kufizuar. Ferideja kujdeset vetë për nipin e saj Albin. Mamaja e 5 vjeçarit punon gjithë ditën, ndërsa të atin e ka në burg.

Shemsia është 56 vjeç, vjen nga Kamza. Vajzës së saj në Kukës, iu dogj banesa dhe 2 fëmijë i mban ajo dhe dy i mban Shemsia. Nipi, Bilbili po bën terapi zhvillimore. Talja dhe Viktori sjellin mbesën e tyre nga Derveni i Fushë Krujës në Tiranë për terapi. 5 vjet më parë dhëndri vrau vajzën e tyre në sytë e tre fëmijëve. Pas tragjedisë gjyshërit morën kujdestarinë e tre jetimëve.

 

Ema drejton “Down Syndrome Albania”, e cila financohet nga biznesi dhe komuniteti. Në të marrin shërbime 38 fëmijë prej gati 5 vjetësh. Nënë e Arbit 7 vjeçar, Ema tregon edhe mënyrën se si mund të zgjidhet ky problem.

“Kërkojmë që analiza e Karotipi-it të rimbursohet, si edhe të njihet pagesa e kujdestarisë”, u shpreh ajo.

Prindërit e fëmijëve thonë se nga institucionet e shëndetësisë i është premtuar së fundmi që ky problem disavjeçar do të marrë zgjidhje brenda vitit 2018.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top