Sasia ditore e hekurit do të varet nga ajo që ju nevojitet, kushtëzuar nga mosha juaj, gjinia dhe gjendja aktuale e shëndetit tuaj. Njerëzit që ushtrojnë më shumë aktivitet fizik priret të marrin më shumë hekur sesa njerëzit që nuk janë aktivë. Ka disa gra që mund të kenë nevojë për hekur më shumë se zakonisht për shkak të gjendjes së tyre.
Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë hekur më shumë se zakonisht për të furnizuar trupin me të gjitha nevojat e tij për hekur. Njerëz të tjerë, që kanë nevojë për hekur më shumë janë: ata që janë duke bërë dializë, ata që kanë humbur gjak, njerëzit që marrin medikamente që mund të zhdukin sasinë e hekurit që mund të gjendet brenda trupit.
Mungesa e hekurit në organizëm bëhet shkak për aneminë. Tani që dini arsyet pse keni nevojë për hekur, më poshtë janë perimet që duhet të përfshini në dietën tuaj:
THJERRËZAT
Thjerrëzat veçohen për përmbajtjen e lartë të hekurit, vetëm sigurohuni që ju do t’i gatuani ato në mënyrë të përshtatshme, kështu që ju mund të merrni të gjitha përfitimet që ju nevojiten. Përveç hekurit, thjerrëzat gjithashtu përmbajnë fibra, mangan, folatë dhe shumë më tepër. Në momentin kur të hani një filxhan thjerrëzash, ju do të merrni tashmë 50% të hekurit që ju duhet të keni.
PATATET
Vetëm një gjë për të kujtuar: nëse doni të merrni sasinë e kërkuar të hekurit që ka nevojë trupi juaj, mos e hiqni lëkurën e patateve. Ju mund të konsumoni gjysmën e patateve çdo ditë, të përzier me perime të tjera që janë të larta në fibra, në mënyrë që të fitoni sasinë e kërkuar që ju nevojitet.
KËRPUDHAT
Ka lloje të caktuara të kërpudhave, që konsiderohen të pasura me hekur. Nëse keni vështirësi për të zgjedhur vetëm një, ju mund të zgjidhni kërpudha të bardha, pasi ato janë të lehta për t’u blerë.
SPINAQI
Disa njerëz pëlqejnë spinaqin, ndërsa të tjerët preferojnë marule, sepse është e përkryer për sallatë. Ka zarzavate të ndryshme me gjethe që mund të zgjidhni, por nëse doni diçka, që mund të jetë e ngjashme me sasinë e hekurit, që mund të merrni nga mishi i kuq, atëherë zgjidhni spinaqin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.