Në fokus

August 20, 2018 | 11:37

Nevoja për të treguar bukur jetën e rreme…

Ka njerëz që e ndiejnë shumë të nevojshme të duken dhe lëvdohen për atë që nuk janë apo nuk kanë dhe që përfundojnë duke humbur. Kur e lini veten të joshur nga tundimet e egos dhe kotësisë, ju ecni në një udhëtim me një drejtim. Vetëm për t’u dukur.

Ka shumë njerëz që jetojnë me mashtrime, gënjeshtra të mëdha dhe të vogla që e bëjnë ndjenjën e realitetit të humbasë. Me kalimin e kohës do të jetë gjithnjë e më e vështirë të jesh vetvetja. Dhe kështu një seri e tërë e iluzioneve vendoset në rrjetet sociale, duke shpresuar që të krijojë ‘përshtypje’ të shkëlqyer.

Dikush pretendon një guxim që nuk e ka, një lumturi që nuk ndihet, një forcë që nuk e ka. Dëshira për t’u dukur më mirë i mban të gjithë të dehur dhe askush nuk e kupton, se ata në fakt, tashmë janë të gjithë të mundur.

Ne publikojmë foto, i manipulojmë, rifreskojmë, duam të dukemi të përsosur, kërkojmë miratim… Gara për t’u pëlqyer, ndryshon dhe shtrembëron konotacionet.

Profilet janë kaq të përsosura, njerëzit aq të lumtur, fotografitë kaq të bukura, ushqimi kaq i shijshëm, vetëkënaqësitë aq të suksesshme, festat më elegante, miqtë më të qeshur, familjet aq të pastra…Romane të mrekullueshme të udhëtimit, të kujtimeve, rrobave më të shtrenjta: jeta më e mirë e mundshme!

Së fundi, e gjithë kjo bëhet një lloj varësie dhe ne tentojmë ta ekzagjerojmë gjithnjë e më shumë.

Është e trishtueshme të pranojmë se aktualisht niveli i lumturisë dhe suksesit të një personi, varet nga numri i zemrave dhe i pëlqimeve në profilin e tij… Dhe mos të harrojmë se shpesh vijnë nga të panjohur me të cilët ndoshta nuk do të takohen kurrë. Është e trishtueshme të theksohet se këto sjellje, përveç mashtrimit krijojnë siklet dhe zhgënjim për shumë të tjerë. Ky prosperitet i rremë që shihet shpesh në jetën e të tjerëve, përpiqet ta materializojë atë në vetvete, pa pasur sukses.

Por jeta nuk është përsosmëri, nuk mund të jetë dhe të gjithë duhet ta dinë këtë. Rrjetet sociale nxjerrin në dritë një zili midis njerëzve të frikshëm. Të gjithë ata me jetën e rreme të mirë, janë të habitur se sa e përhapur është, por janë vetë ata me qëndrimin e tyre që e bëjnë atë të përhapet.

Kjo është ajo që ata duan: t’i kenë zili.

Por nëse ndjeni nevojën për të ndryshuar atë që jeni, për të fshehur të vërtetën tuaj për t’u përshtatur me botën, nuk po zgjidhni një mënyrë të lehtë për lumturinë. Kjo nuk është mënyra se si të bëheni më mirë, më të lumtur, të pranuar dhe të dashur. Kur dikush përpiqet të duket i madh në diçka që nuk është ndërtuar, rënia është e sigurt dhe vogëlsia do të ekspozohet një ditë.

Është shpirti ai që duhet të jetë i madh dhe i lumtur dhe jo fotografia që rishikohet në rrjetet sociale. Vetëm e vërteta duhet të shfaqet, edhe nëse nuk ju fisnikëron, edhe nëse nuk ju bën të pafund dhe nuk ju vë në skenë, edhe nëse nuk ju sjell duartrokitje. Vetëm shpirti mund të jetë fisnik, i madh, i pastër, i qetë. Imazhi ynë i vërtetë është e vetmja gjë që duhet ta tregojmë, më bukur, më guximshëm, më fortë dhe më autentik.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top